Wednesday, October 27, 2010

Nena me kohe te plote realizuar nga Top Channel

Te dashur miq,

Po postoj nje artikull te shkurter dhe nej klip te realizuar nga Top Channel ne lidhje me temen “Nena me kohe te plote” dhe po vendos edhe nje link ku mund te shihni videon e realizuar.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=196020&ref=onews

Nëna me kohë të plotë
Edi Gogu është një nënë që ka hequr dorë nga karriera për t’u përkujdesur për fëmijët. Ka futur në sirtar diplomën dhe pasionin për punën për t’iu përkushtuar familjes, kundër trendit të kohës ku shumë gra dhe vajza shtyjnë dhe moshën për të sjellë fëmijë në jetë për shkak të karrierës.

“Vendimin për t’u bërë mama me kohë të plotë e mora kur linda vajzën, Antonian. Mendoja që do të kthehesha në punë pas tre muajsh pushim dhe mendoja se do bëja gjithçka që bëja më parë. Vetëm se punëve të përditshme do t’i shtoja ushqimin për vajzën”, shprehet Edi.

Ajo ka dy fëmijë, Antonian dhe Teojorgon, dhe është në pritje të fëmijës së tretë.
Edi në fakt ka qenë një nga ato vajza që e ka parë gjithnjë veten si grua në karrierë. E përfshirë në projekte sociale, ka punuar gjithë pasion më shumë se 8-orarëshi i zakonshëm i punës. Ndaj dhe të afërmit e saj reaguan të shokuar kur ajo vendosi ta linte karrierën për hir të mirërritjes së fëmijëve.

“Edhe në atë kohë ka qenë e çuditshme (viti 1999) që një vajzë e shkolluar hedh gjithçka për të rritur fëmijën. Ka pasur shumë debate dhe njerëzit thonin që ‘nuk jam në terezi’”, vazhdon ajo.

Megjithëse termi shtëpiake paragjykohet shpesh, Edi nuk është as nga kategoria e atyre grave që kanë gjithçka të siguruar nga ana materiale dhe s’kanë nevojë të punojnë dhe as nga ato gra që janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk gjejnë dot një vend pune. Për të, kjo është një zgjedhje, një sakrificë për familjen.

“Zgjedhja ime është t’i përkushtohem familjes sime, por kjo nuk do të thotë që kam lënë pas dore veten. Ndoshta mund të duket një zgjedhje jo moderne, por mendoj që ka qenë e duhura për familjen time”, shton Edi.

Dita e saj është dita e zakonshme e një gruaje që kujdeset për shtëpinë, për familjen por dhe për veten. Megjithëse larg profesionit ajo gjen kohën për të plotësuar veten intelektualisht. Qëndrimi me fëmijët e ka bërë autore të librave me përralla.

Ne vizituam edhe Lizi Grezden, një mama tjetër me kohë të plotë që gjithashtu ka lënë mënjanë 3 diplomat e saj për ekonomik, antropologji dhe mësuesi. Ajo është amerikane që jeton në Shqipëri. Është martuar me një shqiptar, flet shumë mirë shqip dhe na tregon se në Amerikë tashmë kjo zgjedhje është kthyer në një lëvizje që quhet “Opt-Out Revolution”: Heqja dorë nga mundësitë e karrierës për t’iu përkushuar fëmijëve. Por këtu në Shqipëri sipas Lizit gjen vështirësi për t’u kuptuar.

“Ndjehem keq kur njerëzit pyesin me çfare merresh dhe nuk kënaqen nga përgjigja ime kur u them se merrem me fëmijët. Më duhet tu shpjegoj se jam e arsimuar dhe se nuk është se unë nuk munda të bëj një karrierë, por fëmijët ishin zgjedhja ime. Më duket sikur po mbroj veten”, tregon Lizi

Edhe ajo, deri para se të sillte në jetë fëmijën e parë, mendonte se karriera është diçka shumë e bukur prej të cilës nuk mund të heqësh dorë.

“Nuk e mendoja se fëmijët kishin aq nevoja, donin aq punë. Nuk dija që fëmijët ishin 24 orë punë”, pranon ajo.

Të rrisësh fëmijët sa e bukur është dhe e lodhshme, dhe Lizi me sinqeritet na tregon se ndonjëherë është dhe e merzitshme. Por këto janë vetëm disa dyshime të vogla që shfaqen rrallë, dhe veniten shumë shpejt nga buzëqeshjet e fëmijëve dhe ajo çfarë vëren ke arritur me ta.

“Mendoj që do ishte më lehtë dhe më mirë që të isha në punë, por unë jam njeri që i përkushtohem 100% gjërave. Jeta është sakrificë dhe sakrifica që po bëj unë mendoj se ka vlerë”, shprehet Lizi

Diçka është e sigurt: Edi dhe Lizi me arsimimin që kanë do ishin përfaqësuese të denja të asaj çfarë lëvizjet feministe aspirojnë. Në fakt ato janë, në llojin e tyre. Thjesht kanë vendosur të “largohen” disa vite që të mos humbasin fëmijërinë e të vegjëlve të tyre e të kthehen sërish: karriera pret.

“Duke parë duke bërë. Duhet parë gjendja e familjes, gjendja e financave, gjendja ime… duke parë tablonë e përgjithshme të familjes do vendosim. Kam dëshirë të shkoj prapë në punë”, përfundon Lizi.

Edhe Edi ka të njëjtën dëshirë: “Ky është një moment tranzicioni i cili do të kalojë. Në momentin që fëmijët do “të ecin me këmbët e tyre”, unë do të rikthehem aty ku lashë gjërat.”


Edi Gogu

Tuesday, October 26, 2010

Video mbi zhvillimin e femijes java 1-9

Te dashura mikesha,

Po ju postoj nje video shume interesante mbi zhvillimin e femijes nga java 1-9. Shijojeni:-)

Edi Gogu

http://www.babycentre.co.uk/video/pregnancy/weeks-1-to-9-pregnancy/

Saturday, October 23, 2010

Zhvillimi i bebes/fetusit muaj pas muaji (Trimestri i dyte)

Te dashura mikesha,

Uroj qe te keni kaluar mire dhe qe te keni qene sa mire si nga gjendja fizike ashtu edhe nga ana emocionale.

Une cdo here qe lexoj informacione mbi zhvillimin e femijes ne uterusin e nenes, mbushem me gezim dhe e kap vehte padashur duke peshperitur fjale perkedhelese per femije me nje ze, me te cilin mund t'i drejtohesh vetem nje krijese aq te bukur dhe te vockel:-)

Po ju postoj disa informacione te permbledhura mbi zhvillimin e fetusit gjate trimestrit te dyte te shtatzenise.

Ne muajin e katërt pjesët e jashtme të trupit rriten shpejt
Rrahjet e zemrës tashme mund te dëgjohen prej mjekut.
Organet seksuale janë të formuara plotësisht dhe mund te shquhen qarte prej mjekut tuaj gjinekolog permes ekografise.
Fetusi ka nje gjatesi prej afërsisht 18 cm dhe peshon 143g.

Ne muajin e pestë nëna fillon të ndjejë lëvizjet refleksive te fetusit.
Pushi mbulon gjithë trupin e fëmijës.
Nderkohe fillon të formohet kërci i veshëve dhe i hundës.
Fillojnë të dalin thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
Fetusi shfaq shenja të thithjes, goditjes me duar e këmbë dhe kollitjes.
Fetusi është i gjatë afro 31 cm dhe peshon 399g.

Gjate muajit te gjashtë sytë dhe qepallat janë formuar plotesisht.
Fetusi është 36cm dhe peshon 910g.

Uroj qe ky informacion t'ju kete ardhur ne ndihme dhe t'ju kete sjelle gezim duke zbuluar detaje te zhvillimit te bebes tuaj te vockel.

Qofshi mire dhe kujdesuni per vehten:-)

Dashamiresisht,

Edi Gogu

Monday, October 18, 2010

Zhvillimi i bebes/fetusit muaj pas muaji

Te dashura mikesha,

Si ju kam? Si po i kaloni ditet e vecanta te shtatzenise tuaj?

U be nje kohe qe kam dashur te shkruaj mbi zhvillimin e bebes/fetusit, muaj pas muaji. Kuptohet ne menyre te permbledhur, por gjithesesi kur e lexon informacionin te permbledhur dhe te renditur sipas muajve, sikur te zgjohen ca ndjenja te bukura dhe madje te shtohet edhe padurimi i pritjes:-)

Ne terminologjine mjekesore zhvillimi i bebes ne barkun e nenes njihet me termin, zhvillim prenatal. Le te zbulojme se bashku se cfare ndodh muaj pas muaji brenda trupit tone, me beben tone;-)

ZHVILLIMI PRENATAL

Ne muajin e pare ndodh procesi i fertilizimit. Ne shumicen e rasteve kjo ndodh pa shenja te dukshme dhe te kuptueshme.
Zigota vetvendoset në shtresën e uterusit.
Me pas bëhet ndarja e qelizës dhe nga 2 deri në 8 javë vazhdon stadi embrionik.
Ne kete kohe fillon të zhvillohet sistemi nervor.
Embrioni është afërsisht 1.2- 1.3 cm i gjatë.

Gjate muajit te dytë formohen zemra dhe enët e gjakut.
Pjesa e kokës zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe formohen detajet e syve.
Nderkohe rriten organet e brendshme, sidomos sistemi tretes.
Formohen dhe rriten krahët dhe këmbët.
Zemra fillon të rrahë dobët.
Embrioni është afro 2.5 cm i gjatë.

Ne muajin e tretë koka rritet me shpejtësi.
Fillon të formohet struktura e kockave.
Pergjate ketij muaji zhvillohen me të shpejtë organet seksuale dhe seksi i fëmijës është i dallueshëm.
Krahët, këmbët dhe gishtat lëvizin vetvetiu papushim.
Fetusi është afërsisht 7.6 cm dhe peshon 28-29g.

Ne shkrimin tjeter do te vazhdoj me pershkrimin mujor te dy trimestrave te tjere.

Qofshi sa me mire dhe kujdesuni per vehten dhe per bebushin tuaj, duke ngrene ushqim te shendetshem, duke pushuar, duke qene aktive dhe duke qene shpirterisht te qeta.

Me dashuri,

Edi Gogu

Friday, October 15, 2010

Neps?

Te dashura mikeshat e mia shtatzena,

Vite me pare ekzistonte nje teori e pakundershtueshme qe grate shtatzena kishin neps te papare. Me dy femijet e mi, une e perjetova nje gje te tille dhe deri diku ndihesha pakez e cuditshme. Mos isha une anormale?

Ne fakt gra te ndryshme kane eksperienca shtatzenie te ndryshme. Ne ato vite krize ushqimore ishte mese normale te kishe neps per kete apo per ate gje, qe nuk ta kishte pare syri me kohe.

Megjithate, une nuk po e kundershtoj faktin qe gra te ndryshme pergjate shtatzenise kane preferenca ushqimore te ndryshme apo ashtu sic e njohim ne neps.

Mirepo nepsi nuk eshte gjithmone i mire, pasi te con drejt ushqimeve qe nuk i bejne mire as bebes qe keni ne bark dhe as juve.

Psh, ushqimet e konservuara, pijet alkoolike, pijet apo ushqimet qe permbajne kafeine, ushqimet e thata dhe ato qe permbajne sheqer te shtuar, konservat e peshkut dhe patatinat.

Ju do te thoni; po si t'a bejme kur kemi nepse per dicka te embel?
Ne foton me poshte kam vendosur nje shembull te thjeshte te cilin ju mund ta ndiqni, por edhe mund ta perdorni si nxites te fantazise tuaj ne kuzhine, ku mund te kombinoni frutat sipas deshires tuaj.

Kjo eshte nje komposto e thjeshte molle dhe pjeshke me leng portokalli dhe pluhur kanelle. Po ju vendos edhe receten e gatimit.

Ndersa pergatisni kete komposto, perfshijeni edhe familjen tuaj ne konsumin e saj, sepse ne kete menyre e gjithe familja do te ushqehet shendetshem.

Per 4 persona:

2 molle te prera ne feta, 2 pjeshke po ne feta, lengu i nje portokalli te shtrydhur dhe sperkatje me 1/2 luge caji kanelle.

Ne mikrovale behen gati per 6 minuta ne 800W, por ena duhet mbuluar me qese ambalazhi kuzhine dhe duhet shpu...ar me kruarse dhembesh ne disa vende.

Ne furre, mbulohet ena me leter alumini dhe piqet ne 200 grade per 10 minuta.

Ju befte mire!




Ju uroj nje dite te kendshme dhe me humor:-)

Mikja juaj,

Edi Gogu

Tuesday, October 12, 2010

Luhatje humori

Te dashura mikesha te miat,

Ju uroj nje dite sa me te gezuar sot, megjithese ngjyra gri e qiellit nuk te stimulon shume emocionalisht dhe vizualisht. Po c'rendesi ka? Rendesi ka sesi ndihemi ne dhe bebushat tane te vegjel qe rriten brenda trupave tane, apo jo?

Ndonjehere, per te mos thene shpeshhere e kerkojme diellin vetem lart ne qiell, duke harruar qe e kemi ate brenda nesh. Thjesht duhet t'ja rikujtojme vetes kete gje...

Ne shtatzeni per shkak te ndryshimit te shpejte dhe te shpeshte te nivelit te hormoneve ne trupin tone, ndodh qe edhe "niveli" i humorit tone te ndryshoje.

Nuk duhet te harrojme qe shtatzenia nuk eshte nje semundje, ndaj edhe nuk duhet te sillemi si te semura. C'kusur kane e gjithe familja, bashkeshorti, miqte edhe te afermit qe te durojne shperthimet normale emocionale te nje femre shtatzene?

Duke e ditur kete fakt shkencor, ju qetesoni veten tuaj se pari dhe dini sesi te reagoni ne situata te ndryshme.

Ne shtatzeni te vjen per te qare dhe per te qeshur edhe pa shkak, sepse niveli i hormoneve te cliruara ne gjak ndryshon.

Merreni me qetesi cdo gje dhe mos injektoni ndjenja faji tek familjaret tuaj qe nuk ndihen njesoj si ju!

Eshte mese normale qe te ndiheni cuditshem gjate shtatzenise, pasi edhe vete shtatzenia eshte nje ngjarje madhore ne jeten tuaj shpirterore dhe nje ndryshim i vazhdueshem ne fizikun tuaj.

Madje ne shtazeni eshte mese normale qe te shohesh edhe enderra te keqija e te frikshme, qe lidhen jo vetem me luhatjet hormonale, por edhe me frikerat tuaja si kandidate per nena.

Mos u shqetesoni per arsye te kota! Shijoni cdo cast te shtazenise, sepse shtatzenia nuk eshte nje ngarje qe ndodh cdo dite:-)

Qofshi mire dhe plot buzagaz!

Me dashuri,

Edi Gogu