Tuesday, October 12, 2010

Luhatje humori

Te dashura mikesha te miat,

Ju uroj nje dite sa me te gezuar sot, megjithese ngjyra gri e qiellit nuk te stimulon shume emocionalisht dhe vizualisht. Po c'rendesi ka? Rendesi ka sesi ndihemi ne dhe bebushat tane te vegjel qe rriten brenda trupave tane, apo jo?

Ndonjehere, per te mos thene shpeshhere e kerkojme diellin vetem lart ne qiell, duke harruar qe e kemi ate brenda nesh. Thjesht duhet t'ja rikujtojme vetes kete gje...

Ne shtatzeni per shkak te ndryshimit te shpejte dhe te shpeshte te nivelit te hormoneve ne trupin tone, ndodh qe edhe "niveli" i humorit tone te ndryshoje.

Nuk duhet te harrojme qe shtatzenia nuk eshte nje semundje, ndaj edhe nuk duhet te sillemi si te semura. C'kusur kane e gjithe familja, bashkeshorti, miqte edhe te afermit qe te durojne shperthimet normale emocionale te nje femre shtatzene?

Duke e ditur kete fakt shkencor, ju qetesoni veten tuaj se pari dhe dini sesi te reagoni ne situata te ndryshme.

Ne shtatzeni te vjen per te qare dhe per te qeshur edhe pa shkak, sepse niveli i hormoneve te cliruara ne gjak ndryshon.

Merreni me qetesi cdo gje dhe mos injektoni ndjenja faji tek familjaret tuaj qe nuk ndihen njesoj si ju!

Eshte mese normale qe te ndiheni cuditshem gjate shtatzenise, pasi edhe vete shtatzenia eshte nje ngjarje madhore ne jeten tuaj shpirterore dhe nje ndryshim i vazhdueshem ne fizikun tuaj.

Madje ne shtazeni eshte mese normale qe te shohesh edhe enderra te keqija e te frikshme, qe lidhen jo vetem me luhatjet hormonale, por edhe me frikerat tuaja si kandidate per nena.

Mos u shqetesoni per arsye te kota! Shijoni cdo cast te shtazenise, sepse shtatzenia nuk eshte nje ngarje qe ndodh cdo dite:-)

Qofshi mire dhe plot buzagaz!

Me dashuri,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment