Monday, November 1, 2010

Dhimbje shpine

Mikesha te shtrenjta, si ju kam?

Une kam filluar te ankohem pasditeve per dhimbje shpine, gje qe ma ben qendrimin ulur pa vendosur nje jastek te vogel ne fund te shpines, te pamundur.

Muskujt e shpines, sikunder edhe i gjithe trupi yne, pershtaten cdo dite me rritjen e fetusit si edhe pergatiten per procesin e lindjes.

Eshte mese normale qe dhimbja e shpines te ndihet nga grate shtatzena, sidomos ne muajt e trimestrit te dyte dhe te trete, kur fetusi dhe ne kemi ndryshuar ne peshen tone trupore.

-Ajo cfare ju mund te beni eshte qe te mos e mbilodhni vehten tuaj!
-Shplodhuni dhe ndaloni gjithcka qe jeni duke bere menjehere sapo ta ndieni qe lodhja po ju qaset.
-Per te mos i acaruar muskujt e shpines, sigurohuni qe gjithmone te mbani nje drejtqendrim korrekt.
-Nese duhet te perkuleni ne toke per te marre apo per te bere dicka, mos u perkulni me shpine, por perthyeni gjunjet.
-Cdo here qe qendroni ulur, vendosni nen fundin e shpines nje jastek i cili ju ofron mbeshtetje te mire te fundshpines tuaj.
-Mos qendroni ulur per nje kohe te gjate. Cohuni dhe ecni disa minuta.
-Perpiquni qe cdo dite te ecni te pakten 30 minuta.
-Mund te beni edhe disa ushtrime per te shplodhur shpinen. Shtrihuni me kurriz ne nje siperfaqe te sheshte dhe mblidhini gjunjet sa me prane trupit tuaj. Me pas shtrijini kembet dhe mblidhini serish. Perseriteni kete ushtrim 10 here, 2 ose tri here ne dite.
-Duke qendruar me shpine ne krevat apo dysheme, mblidhini kembet prane trupit tuaj dhe mbeshtetini krahet me pellembet nga poshte, prane trupit tuaj. Ngrijeni shpinen lart per 2 sekonda dhe uluni serish ne pozicionin e meparshem. Uljet dhe ngritjet nga vendi te shpines tuaj ju shkaktojne shplodhje dhe shtensionim te muskujve te shpines tuaj. Perseriteni kete ushtrim 4-5 here, dy apo tri here ne dite.

Nderkohe, mund t'i kerkoni bashkeshortit tuaj qe t'ju masazhoje shpinen derisa te ndiheni me mire. Nje krem trupi apo nje vaj masazhi do e bente masazhin me te kendshem dhe me shplodhes per ju.

Kujdesuni per vehten dhe per bebushin tuaj!

Gjithe te mirat,

Edi Gogu

Wednesday, October 27, 2010

Nena me kohe te plote realizuar nga Top Channel

Te dashur miq,

Po postoj nje artikull te shkurter dhe nej klip te realizuar nga Top Channel ne lidhje me temen “Nena me kohe te plote” dhe po vendos edhe nje link ku mund te shihni videon e realizuar.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=196020&ref=onews

Nëna me kohë të plotë
Edi Gogu është një nënë që ka hequr dorë nga karriera për t’u përkujdesur për fëmijët. Ka futur në sirtar diplomën dhe pasionin për punën për t’iu përkushtuar familjes, kundër trendit të kohës ku shumë gra dhe vajza shtyjnë dhe moshën për të sjellë fëmijë në jetë për shkak të karrierës.

“Vendimin për t’u bërë mama me kohë të plotë e mora kur linda vajzën, Antonian. Mendoja që do të kthehesha në punë pas tre muajsh pushim dhe mendoja se do bëja gjithçka që bëja më parë. Vetëm se punëve të përditshme do t’i shtoja ushqimin për vajzën”, shprehet Edi.

Ajo ka dy fëmijë, Antonian dhe Teojorgon, dhe është në pritje të fëmijës së tretë.
Edi në fakt ka qenë një nga ato vajza që e ka parë gjithnjë veten si grua në karrierë. E përfshirë në projekte sociale, ka punuar gjithë pasion më shumë se 8-orarëshi i zakonshëm i punës. Ndaj dhe të afërmit e saj reaguan të shokuar kur ajo vendosi ta linte karrierën për hir të mirërritjes së fëmijëve.

“Edhe në atë kohë ka qenë e çuditshme (viti 1999) që një vajzë e shkolluar hedh gjithçka për të rritur fëmijën. Ka pasur shumë debate dhe njerëzit thonin që ‘nuk jam në terezi’”, vazhdon ajo.

Megjithëse termi shtëpiake paragjykohet shpesh, Edi nuk është as nga kategoria e atyre grave që kanë gjithçka të siguruar nga ana materiale dhe s’kanë nevojë të punojnë dhe as nga ato gra që janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk gjejnë dot një vend pune. Për të, kjo është një zgjedhje, një sakrificë për familjen.

“Zgjedhja ime është t’i përkushtohem familjes sime, por kjo nuk do të thotë që kam lënë pas dore veten. Ndoshta mund të duket një zgjedhje jo moderne, por mendoj që ka qenë e duhura për familjen time”, shton Edi.

Dita e saj është dita e zakonshme e një gruaje që kujdeset për shtëpinë, për familjen por dhe për veten. Megjithëse larg profesionit ajo gjen kohën për të plotësuar veten intelektualisht. Qëndrimi me fëmijët e ka bërë autore të librave me përralla.

Ne vizituam edhe Lizi Grezden, një mama tjetër me kohë të plotë që gjithashtu ka lënë mënjanë 3 diplomat e saj për ekonomik, antropologji dhe mësuesi. Ajo është amerikane që jeton në Shqipëri. Është martuar me një shqiptar, flet shumë mirë shqip dhe na tregon se në Amerikë tashmë kjo zgjedhje është kthyer në një lëvizje që quhet “Opt-Out Revolution”: Heqja dorë nga mundësitë e karrierës për t’iu përkushuar fëmijëve. Por këtu në Shqipëri sipas Lizit gjen vështirësi për t’u kuptuar.

“Ndjehem keq kur njerëzit pyesin me çfare merresh dhe nuk kënaqen nga përgjigja ime kur u them se merrem me fëmijët. Më duhet tu shpjegoj se jam e arsimuar dhe se nuk është se unë nuk munda të bëj një karrierë, por fëmijët ishin zgjedhja ime. Më duket sikur po mbroj veten”, tregon Lizi

Edhe ajo, deri para se të sillte në jetë fëmijën e parë, mendonte se karriera është diçka shumë e bukur prej të cilës nuk mund të heqësh dorë.

“Nuk e mendoja se fëmijët kishin aq nevoja, donin aq punë. Nuk dija që fëmijët ishin 24 orë punë”, pranon ajo.

Të rrisësh fëmijët sa e bukur është dhe e lodhshme, dhe Lizi me sinqeritet na tregon se ndonjëherë është dhe e merzitshme. Por këto janë vetëm disa dyshime të vogla që shfaqen rrallë, dhe veniten shumë shpejt nga buzëqeshjet e fëmijëve dhe ajo çfarë vëren ke arritur me ta.

“Mendoj që do ishte më lehtë dhe më mirë që të isha në punë, por unë jam njeri që i përkushtohem 100% gjërave. Jeta është sakrificë dhe sakrifica që po bëj unë mendoj se ka vlerë”, shprehet Lizi

Diçka është e sigurt: Edi dhe Lizi me arsimimin që kanë do ishin përfaqësuese të denja të asaj çfarë lëvizjet feministe aspirojnë. Në fakt ato janë, në llojin e tyre. Thjesht kanë vendosur të “largohen” disa vite që të mos humbasin fëmijërinë e të vegjëlve të tyre e të kthehen sërish: karriera pret.

“Duke parë duke bërë. Duhet parë gjendja e familjes, gjendja e financave, gjendja ime… duke parë tablonë e përgjithshme të familjes do vendosim. Kam dëshirë të shkoj prapë në punë”, përfundon Lizi.

Edhe Edi ka të njëjtën dëshirë: “Ky është një moment tranzicioni i cili do të kalojë. Në momentin që fëmijët do “të ecin me këmbët e tyre”, unë do të rikthehem aty ku lashë gjërat.”


Edi Gogu

Tuesday, October 26, 2010

Video mbi zhvillimin e femijes java 1-9

Te dashura mikesha,

Po ju postoj nje video shume interesante mbi zhvillimin e femijes nga java 1-9. Shijojeni:-)

Edi Gogu

http://www.babycentre.co.uk/video/pregnancy/weeks-1-to-9-pregnancy/

Saturday, October 23, 2010

Zhvillimi i bebes/fetusit muaj pas muaji (Trimestri i dyte)

Te dashura mikesha,

Uroj qe te keni kaluar mire dhe qe te keni qene sa mire si nga gjendja fizike ashtu edhe nga ana emocionale.

Une cdo here qe lexoj informacione mbi zhvillimin e femijes ne uterusin e nenes, mbushem me gezim dhe e kap vehte padashur duke peshperitur fjale perkedhelese per femije me nje ze, me te cilin mund t'i drejtohesh vetem nje krijese aq te bukur dhe te vockel:-)

Po ju postoj disa informacione te permbledhura mbi zhvillimin e fetusit gjate trimestrit te dyte te shtatzenise.

Ne muajin e katërt pjesët e jashtme të trupit rriten shpejt
Rrahjet e zemrës tashme mund te dëgjohen prej mjekut.
Organet seksuale janë të formuara plotësisht dhe mund te shquhen qarte prej mjekut tuaj gjinekolog permes ekografise.
Fetusi ka nje gjatesi prej afërsisht 18 cm dhe peshon 143g.

Ne muajin e pestë nëna fillon të ndjejë lëvizjet refleksive te fetusit.
Pushi mbulon gjithë trupin e fëmijës.
Nderkohe fillon të formohet kërci i veshëve dhe i hundës.
Fillojnë të dalin thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
Fetusi shfaq shenja të thithjes, goditjes me duar e këmbë dhe kollitjes.
Fetusi është i gjatë afro 31 cm dhe peshon 399g.

Gjate muajit te gjashtë sytë dhe qepallat janë formuar plotesisht.
Fetusi është 36cm dhe peshon 910g.

Uroj qe ky informacion t'ju kete ardhur ne ndihme dhe t'ju kete sjelle gezim duke zbuluar detaje te zhvillimit te bebes tuaj te vockel.

Qofshi mire dhe kujdesuni per vehten:-)

Dashamiresisht,

Edi Gogu

Monday, October 18, 2010

Zhvillimi i bebes/fetusit muaj pas muaji

Te dashura mikesha,

Si ju kam? Si po i kaloni ditet e vecanta te shtatzenise tuaj?

U be nje kohe qe kam dashur te shkruaj mbi zhvillimin e bebes/fetusit, muaj pas muaji. Kuptohet ne menyre te permbledhur, por gjithesesi kur e lexon informacionin te permbledhur dhe te renditur sipas muajve, sikur te zgjohen ca ndjenja te bukura dhe madje te shtohet edhe padurimi i pritjes:-)

Ne terminologjine mjekesore zhvillimi i bebes ne barkun e nenes njihet me termin, zhvillim prenatal. Le te zbulojme se bashku se cfare ndodh muaj pas muaji brenda trupit tone, me beben tone;-)

ZHVILLIMI PRENATAL

Ne muajin e pare ndodh procesi i fertilizimit. Ne shumicen e rasteve kjo ndodh pa shenja te dukshme dhe te kuptueshme.
Zigota vetvendoset në shtresën e uterusit.
Me pas bëhet ndarja e qelizës dhe nga 2 deri në 8 javë vazhdon stadi embrionik.
Ne kete kohe fillon të zhvillohet sistemi nervor.
Embrioni është afërsisht 1.2- 1.3 cm i gjatë.

Gjate muajit te dytë formohen zemra dhe enët e gjakut.
Pjesa e kokës zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe formohen detajet e syve.
Nderkohe rriten organet e brendshme, sidomos sistemi tretes.
Formohen dhe rriten krahët dhe këmbët.
Zemra fillon të rrahë dobët.
Embrioni është afro 2.5 cm i gjatë.

Ne muajin e tretë koka rritet me shpejtësi.
Fillon të formohet struktura e kockave.
Pergjate ketij muaji zhvillohen me të shpejtë organet seksuale dhe seksi i fëmijës është i dallueshëm.
Krahët, këmbët dhe gishtat lëvizin vetvetiu papushim.
Fetusi është afërsisht 7.6 cm dhe peshon 28-29g.

Ne shkrimin tjeter do te vazhdoj me pershkrimin mujor te dy trimestrave te tjere.

Qofshi sa me mire dhe kujdesuni per vehten dhe per bebushin tuaj, duke ngrene ushqim te shendetshem, duke pushuar, duke qene aktive dhe duke qene shpirterisht te qeta.

Me dashuri,

Edi Gogu

Friday, October 15, 2010

Neps?

Te dashura mikeshat e mia shtatzena,

Vite me pare ekzistonte nje teori e pakundershtueshme qe grate shtatzena kishin neps te papare. Me dy femijet e mi, une e perjetova nje gje te tille dhe deri diku ndihesha pakez e cuditshme. Mos isha une anormale?

Ne fakt gra te ndryshme kane eksperienca shtatzenie te ndryshme. Ne ato vite krize ushqimore ishte mese normale te kishe neps per kete apo per ate gje, qe nuk ta kishte pare syri me kohe.

Megjithate, une nuk po e kundershtoj faktin qe gra te ndryshme pergjate shtatzenise kane preferenca ushqimore te ndryshme apo ashtu sic e njohim ne neps.

Mirepo nepsi nuk eshte gjithmone i mire, pasi te con drejt ushqimeve qe nuk i bejne mire as bebes qe keni ne bark dhe as juve.

Psh, ushqimet e konservuara, pijet alkoolike, pijet apo ushqimet qe permbajne kafeine, ushqimet e thata dhe ato qe permbajne sheqer te shtuar, konservat e peshkut dhe patatinat.

Ju do te thoni; po si t'a bejme kur kemi nepse per dicka te embel?
Ne foton me poshte kam vendosur nje shembull te thjeshte te cilin ju mund ta ndiqni, por edhe mund ta perdorni si nxites te fantazise tuaj ne kuzhine, ku mund te kombinoni frutat sipas deshires tuaj.

Kjo eshte nje komposto e thjeshte molle dhe pjeshke me leng portokalli dhe pluhur kanelle. Po ju vendos edhe receten e gatimit.

Ndersa pergatisni kete komposto, perfshijeni edhe familjen tuaj ne konsumin e saj, sepse ne kete menyre e gjithe familja do te ushqehet shendetshem.

Per 4 persona:

2 molle te prera ne feta, 2 pjeshke po ne feta, lengu i nje portokalli te shtrydhur dhe sperkatje me 1/2 luge caji kanelle.

Ne mikrovale behen gati per 6 minuta ne 800W, por ena duhet mbuluar me qese ambalazhi kuzhine dhe duhet shpu...ar me kruarse dhembesh ne disa vende.

Ne furre, mbulohet ena me leter alumini dhe piqet ne 200 grade per 10 minuta.

Ju befte mire!




Ju uroj nje dite te kendshme dhe me humor:-)

Mikja juaj,

Edi Gogu

Tuesday, October 12, 2010

Luhatje humori

Te dashura mikesha te miat,

Ju uroj nje dite sa me te gezuar sot, megjithese ngjyra gri e qiellit nuk te stimulon shume emocionalisht dhe vizualisht. Po c'rendesi ka? Rendesi ka sesi ndihemi ne dhe bebushat tane te vegjel qe rriten brenda trupave tane, apo jo?

Ndonjehere, per te mos thene shpeshhere e kerkojme diellin vetem lart ne qiell, duke harruar qe e kemi ate brenda nesh. Thjesht duhet t'ja rikujtojme vetes kete gje...

Ne shtatzeni per shkak te ndryshimit te shpejte dhe te shpeshte te nivelit te hormoneve ne trupin tone, ndodh qe edhe "niveli" i humorit tone te ndryshoje.

Nuk duhet te harrojme qe shtatzenia nuk eshte nje semundje, ndaj edhe nuk duhet te sillemi si te semura. C'kusur kane e gjithe familja, bashkeshorti, miqte edhe te afermit qe te durojne shperthimet normale emocionale te nje femre shtatzene?

Duke e ditur kete fakt shkencor, ju qetesoni veten tuaj se pari dhe dini sesi te reagoni ne situata te ndryshme.

Ne shtatzeni te vjen per te qare dhe per te qeshur edhe pa shkak, sepse niveli i hormoneve te cliruara ne gjak ndryshon.

Merreni me qetesi cdo gje dhe mos injektoni ndjenja faji tek familjaret tuaj qe nuk ndihen njesoj si ju!

Eshte mese normale qe te ndiheni cuditshem gjate shtatzenise, pasi edhe vete shtatzenia eshte nje ngjarje madhore ne jeten tuaj shpirterore dhe nje ndryshim i vazhdueshem ne fizikun tuaj.

Madje ne shtazeni eshte mese normale qe te shohesh edhe enderra te keqija e te frikshme, qe lidhen jo vetem me luhatjet hormonale, por edhe me frikerat tuaja si kandidate per nena.

Mos u shqetesoni per arsye te kota! Shijoni cdo cast te shtazenise, sepse shtatzenia nuk eshte nje ngarje qe ndodh cdo dite:-)

Qofshi mire dhe plot buzagaz!

Me dashuri,

Edi Gogu

Monday, September 13, 2010

Kafeina dhe shtatzenia (Konsumimi i kafes dhe cajrave)

Ju pershendes te gjitheve, duke uruar qe kjo viroza e fundit te mos kete prekur asnje nga ju dhe nga te dashurit tuaj!

U bene disa dite qe kam dashur te shkruaj mbi temen e cajit dhe ndikimin e tij ne shtatzeni. Une vete e pelqej shume cajin dhe vetem shtatzenite e femijeve te mi, me kane bere qe t'i them "JO" ne menyre kategorike.

Shume njerez mendojne se cajrat e ngjashem me cajin e malit, jane cajra te lehte e pa kafeine, por kjo nuk eshte aspak e vertete. Pothuajse te gjitha llojet e cajrave kane kafeine dhe gjate shtatzenise eshte mire qe te kufizohet perdorimi i tyre. Kafeina nuk ka efekte te mira tek fetusi qe po zhvillohet, ndaj edhe kufizimi (ne fakt une personalisht jam per mosperdorimin total) i konsumimit te cajit duhet pare me prioritet.

Madje disa cajra eshte mire qe te mos perdoren fare, psh caji jeshil. Megjithese ne nje gjendje joshtatzenie konsumimi i tij sjell dobi per organizmin tone, ne rastin e shtatzenise duhet ndaluar, pasi e pengon organizmin e femijes qe te thithe nga trupi i nenes sasine e nevojshme te acidit folik, i cili eshte i domosdoshem per formimin e eshtrave, gjymtyreve, trurit te tij.

Kafeina ndikon ne nje peshe trupore shume te vogel tek foshnjat, ngadaleson zhvillimin normal te tyre dhe mund te jete shkak per probleme shendetesore ne jeten e tyre te mepasshme. Kafeina mund te coje ne disa raste dhe ne aborte te padeshiruara.

Kafeina ka efekte negative edhe per vete nenen. Perdorimi i tepruar i kafeines ne rastet e shtatzenise mund te shkaktoje insomnia (mungese gjumi) dhe dhimbje koke te shpeshta.

Ne rast se e keni shume te veshtire qe te hiqni dore nga pijet qe permbajne kafeine si kafeja apo cajrat, atehere provoni qe te ulni sasine e konsumimit te tyre. Provoni qe te perdorni kafe apo cajra pa kafeine, por perseri per te miren tuaj dhe te shendetit te bebes tuaj, mos harroni qe te kufizoni perdorimin e tyre deri ne maksimumi 2 filxhane ne dite.

Nderkohe eksperimentoni duke i zevendesuar filxhanet e kafes dhe cajit me leng portokalli apo me gota qumeshti dhe lengje frutash natyrale, te fresket.

Fillimi mund te jete i veshtire, por per shendetin tuaj dhe te femijes tuaj ja vlen kjo pershtatje. Madje edhe konsumimi i cokollates duhet reduktuar pasi cokollate permban kafeine.

• 1 filxhan i madh kafe permban= 100mg kafeine
• 1 filxhan normal kafeje = 75mg kafeine
• 1 filxhan kafeje filter permban= 100mg kafeine
• 1 filxhan caj perman = 50mg kafeine
• 1 kanoce coca-cola = 40mg kafeine
• 1 kanoce "pijeje energjike" = 80mg kafeine
• 1 x 50g cokollate te thjeshte = 50mg kafeine
• 1 x 50g cokollate me qumesht = 25mg kafeine

Caji i malit dhe shume lloje bimesh te tjera dha vajrash te perftuara prej tyre pervecse kane kafeine ne perqendrim te madh, kane edhe efekt negativ ne shtatzeni dhe bejne stimulim te padeshiruar te uterusit. Perdorini ne sasi te vogla erezat per gatim dhe kini parassysh qe vetem caji i kamomilit nuk ka efekt negativ ne organizmin tuaj apo te bebes tuaj.

Kjo teme eshte shume e gjere dhe mund te diskutohet edhe me tej. Une hodha disa mendime dhe disa fakte te mbledhura me shume kujdes me deshiren e mire, per t'ju ardhur ne ndihme te gjithe te interesuarve.

Ju uroj cdo te mire dhe shume buzagaz!

Me dashuri,

Edi Gogu

Saturday, August 21, 2010

Vitaminat ne shtatzeni, djegiet e stomakut, udhetimet dhe dhimbja e kokes

Te dashura mikesha te miat,

Sot doja te shkruaja mbi "djegien e stomakut" apo urthin ( e shprehur kjo ne gjuhen popullore) dhe mbi disa shqetesime te tjera te vogla te shtatzanise.

Problemet me mostretjen e mire fillojne tek disa gra qe ne javet e para te shtatzenise, ndersa tek te tjerat aty nga muaji i dytre i trete. Padyshim qe ne trimestrin e fundit (muajt 7, 8 dhe 9) problemi i mostretjes behet me i "dukshem", pasi fetusi (foshnja) eshte goxha i rritur dhe ushtron shtypje dhe ngushtim te hapesires se organit te stomakut.

Per te shmangur keto shenja te mostretjes, djegien apo hidhesine ne fyt, evitoni nga dieta juaj: ushqimet pikante dhe me shume ereza,mos konsumoni ushqime te skuqura, mos konsumoni mente qofte edhe ne formen e camcakezit, mos konsumoni pije me gaz, mos konsumoni ushqime me shume uthull, mos konsumini pije alkoolike, mos pini duhan, mos konsumoni vakte super te medha dhe ushqime te renda dhe sigurohuni qe darken ta konsumoni te pakten 3 ore perpara se te flini.

CFARE USHQIMI DUHET KONSUMUAR NE SHTATZENI?

Konsumoni drithera ne formen e bukes se zeze, dritherave (cereali apo corn flakes) per mengjes, orizit dhe makaronave mundesisht me shume fibra (all bran).

Konsumoni fibra permes, bizeleve, fasuleve barbunjave, thjerrezave, batheve etj.

Konsumoni te gjitha frutat dhe perimet e stines aktuale. Mos hezitoni ndermjet shijeve dhe ngjyrave te ndryshme. Pjeshket dhe kajsite jane nje ushqim shume i mire si per ju ashtu edhe per bebushin tuaj.

Rrushin konsumojeni pak me rezerve, pasi permban shume sheqer.

Vitaminem C perfitojeni permes lengut te agrumeve, specave, brokolit. Sigurohuni qe femija juaj te marre permes jush te pakten 1 gote leng portokalli ne dite. Vitamina C ndihmon thithjen e hekurit nga organizmi.

Kalciumin perftojeni permes, qumeshtit, kosit, djathit. Mos e hiqni vezen nga lista juaj e ushqimeve. Gjithashtu as djathin e bardhe dhe ndonje lloji djathi kackavall.

Preferohet qe te zevendesohet mishi i vicit, me mishin e pules dhe te peshkut. Brenda mundesive, sigurohuni qe te konsumoni peshk 2 here ne jave.

Keshillohet qe 3 muaj perpara shtatzenise gruaja qe do te behet nene, te filloje marrjen e nje tablete acidi folik ne dite, pas ushqimit,vaktin e zgjidhni sipas preferences tuaj.

Nese keni mbetur shtatzene dhe nuk keni pasur mundesi qe ta merrnit qe me pare Acidin Folik, atehere filloni qe ta merrni sapo e merrni vesh qe jeni shtatzene, pasi acidi folik eshte i pazevendesueshem per zhvillimin e femijes.

Rekomandohet qe te merret ne nej periudhe prej tri muajsh. Gjithesesi duhet qe te keshilloheni edhe me mjekun qe ndjek shtatzenine tuaj.

Pasi e keni marre acidin folik per 3 muaj, merrni ne farmaci multivitamina qe jane enkas per gra shtatzena. Ato perdoren sipas keshilles se mjekut dhe sipas shenimeve shpjeguese.

Mund t'ju duhet qe te perdorni sipas nevojes edhe tableta kalciumi, gjithmone nese mjeku e sheh te nevojshme.

Ju si nene, sigurohuni qe te hani shendetshem, duke hequr dore nga ushqimet e konservuara.

A MUND TE BEJ UDHETIME TE GJATA NE SHTATZENI?

Nese jeni duke perjetuar nje shtazeni normale, pra pa rreziqe, ju mund te jeni aktive dhe te beni shume gjera. Keshillohet qe ne 3 muajt e pare dhe ne 3 muajt e fundit te shmangen mundesisht udhetimet e gjata. Lodhja e tepert nuk ju ben fare mire. Nese duhet te udhetoni, sigurohuni qe mjeku juaj te jete te pakten 1 ore larg jush. Evitoni ngjitjen e lartesive te medha pasi ndryshimi i presionit te ajrit ne lartesi nuk ju ben mire as juve dhe as femijes.

Evitoni tronditjet e rruges dhe mbani perhere te lidhur rripin e sigurimit.


SI TI LEHTESOJ DHIMBJET E KOKES?

Ne shtatzeni eshte mire qe per shendetin e femijes te mos merrni fare ilace, pervec rasteve shume te veshtira kur mund te konsumoni pak paracetamol.

Per shkak te ndryshimit te nivelit te hormoneve ne shtatzeni, fenomeni i dhimbjes se kokes eshte shume i perhapur, sidomos tek disa gra. Une vete e kam perjetuar ne shtatzenine e dyte, sikletin e dhimbjes se kokes. Dhimbja eshte aq e forte saqe vetem nje qetesues mund te te beje pune, POR JO. Te gjitha medikamentet kane efekte anesore ne zhvillimin e femijes tuaj. Gjithcka qe ju konsumoni, shkon ne te njejten mase edhe tek femija juaj. Medikamente te ndryshme ndikojne negativisht ne zhvillimin e organeve dhe proceseve jetesore tek fetusi qe po zhvillohet ne barkun tuaj.

Ne rastin e dhimbjeve te kokes, provoni te shtriheni pak, ngrini kembet lart deri ne nivelin e zemres tuaj, largohuni nga zhurma dhe qetesohuni ne nje ambient te fresket. Provoni qe te flini. Kerkojini bashkeshortit tuaj apo dikujt prej anetareve te tjere te familjes qe t'ju bejne nje masazh relaksues te kokes, ballit dhe te shpatullave.

Konsumoni lengje frutash dhe uje dhe plot here nje ferkim i ballit dhe temthave tuaja me ndonje vaj aromatik (lavander, mentol) ju ndihmon ne shplodhjen tuaj dhe ne largimin e dhimbjes se kokes.

Largoni nga mendja cdo mendim qe ju shqeteson dhe qe e ndieni qe mund t;ju shkaktoje dhimbje koke.

Pertypni ngadale nje molle dhe vendosni ne sfond pak muzike qetesuese.

Ndonjehere kombinimi i kompresave me uje te ngrohte dhe atyre me uje te ftohte ndihmon ne largimin e dhimbjeve te kokes dhe sinozitit. Pasi keni mbajtur per disa sekonde nje cope te lagur me uje te ngrohte mbi balle, zevendesojeni ate me nje cope te njomur ne uje te ftohte. Bejeni kete gje 5-6 here me rradhe, kater here ne dite.

Uroj qe te mos keni shume dhimbje koke dhe qe te shijoni nje fundjave sa me te bukur!

Dashamiresisht,

Edi Gogu

Monday, August 16, 2010

Shtatzani ne cift

Te dashura mikesha:-)

Gjithesecila prej jush eshte perjetuar nje eksperience shtatzenie shume te vecante dhe unike nga grate e tjera.

Dikujt i dhembin kycet e kembeve pareshtur, dikush ka dhimbje koke shume shpesh, dikush ndihet e pergjumur, nje tjeter pa fuqi, dikujt nuk i shijon me ushqimi, nje tjetre nuk i pelqen aroma e gatimeve, dikujt i dhemb fundi i barkut, nje tjetre nuk i tretet mire ushqimi.

Ju qe po e lexoni kete shkrim te shkurter, ndoshta ndjeni ndonje nga keto simptoma, ose me shume, mundet edhe asnjeren. Cfaredo qe te jeni duke perjetuar, mos harroni qe ju nuk jeni e vetme ne kete eksperience kaq te vecante.

Se bashku me ju, edhe bashkeshorti juaj eshte "shtatzene" dhe ju si cift jeni duke pritur qe te vije ne jete nje bebush i bukur,i emblel dhe qe do te jete qendra e vemendjes dhe e kujdesit tuaj prinderor pergjate gjithe jetes.

Fakti qe ju e keni bebushin e vogel ne barkun tuaj, nuk ju ben juve aspak "pronare" te tij. Shume kollaj bashkeshorti juaj mund te ndihet i vetmuar dhe i paperfshire ne kete ngjarje madhore te jetes tuaj ne cift.

Dashurine, sukseset, sfidat, gezimet, veshtiresite sikunder edhe shtatzenine e perjetoni ne cift, ndaj mos harroni qe te jeni e kujdesshme dhe ta beni bashkeshortin tuaj, pjese te shtatzenise tuaj.

Tregojini atij ndjesite tuaja, sfidat, deshirat prinderore. Tregojini atij ato gjera qe dini edhe ju rreth zhvilliit dhe rritjes se femijes. Tregojini atij sesa shume e vleresoni ndihmen dhe mbeshtjetjen e tij. Nxisni tek ai, ndjenjat prinderore dhe shijojeni se bashlu cdo moment te shtatzenise.

Vendoseni doren e tij mbi barkun tuaj dhe mesojeni ta perkedhele bebushin. Inkurajojeni qe t'ju lexoje me ze te larte juve dhe bebushit. Bejeni pjese te blerjeve te sendeve dhe rrobave te bebushit dhe kerkojini mendim mbi arredimin e dhomes se bebes.

E thene ndryshe, mos e beni te ndihet i perjashtuar babai i femijes tuaj:-)

Uroj qe ta shijoni dhe ta praktikoni shtatzenine ne cift!

Me dashuri,

Edi Gogu

Monday, August 9, 2010

Dy gota qumesht...

Miredita te dashura mikesha,

Sot me duhet te shkruaj pak shpejt, pasi kam shume pune te tjera ende te pambaruara.

Mos harroni qe per te miren e shendetit tuaj dhe atij te femijeve tuaj ende ne zhvillim, Kalciumi eshte nje element shume i rendesishem qe nuk duhet anashkaluar nga dieta juaj ditore.

Kalciumi eshte shume i rendesishem per formimin dhe per forcimin e kockave dhe te dhembeve te femijeve tuaj, sikunder edhe per mbrojtjen e kockave dhe te dhembeve tuaj.

Sigurohuni qe te konsumoni dy gota qumesht ne dite, nje ne mengjes dhe nje ne mbremje perpara se te flini, sepse pervecse perfitimeve qe kane kockat, ju i siguroni vehtes tuaj edhe nje gjume te qete, per te cilin ju ndihmon ajo gota e qumeshtit e konsumuar perpara gjumit.

Gjithe te mirat dhe shtatzeni te mbare!!!

Edi Gogu

Wednesday, August 4, 2010

Jam shume e lodhur... dhe e pergjumur

Nje nder ndjesite me te zakonshme dhe me te "bezdisshme" gjate periudhes se shtazenise eshte ndjenja e te qenit e lodhur. E lodhur pa bere asgje te lodhshme!

Ngrihem ne mengjes dhe pasi bej vetem disa pune te vogla neper shtepi, ndihem e keputur dhe e derrmuar, njesoj sikur te kem punuar nje dite pune te plote.

A nuk ndjeheni edhe ju keshtu? Mos u shqetesoni fare, sepse kjo eshte nje gjendje normale per nje grua shtazane. Zakonisht kjo "lodhje" ndodh sepse trupi juaj eshte duke u pershtatur me gjendjen e re ne te cilen ndodhet.

Qe ne fillimet e shtatzenise deri ne muajin e katert do te jete prezente kjo lloj lodhjeje, pasi trupi juaj eshte duke "endur" apo duke pergatitur vendin e vecante ku do te rritet, do te ushqehet dhe do te zvillohet femija juaj deri ne momentin e fundit kur te jete gati per te ardhur ne jete.

Kjo gjendje eshte e ndryshme ne gra te ndryshme dhe gjithesecila nga grate shtatzena e perjeton ne menyre individuale kete eksperience.

Pas muajit te katert ju do te filloni qe te ndiheni me te fuqishme dhe ne trimestrin e fundit mund te ndodhe qe ju te perjetoni serish nje ndjesi lodhjeje.

Mos u shqetesoni, por nese keni mundesi shtrihuni pak dhe shplodhuni. Nuk ka asgje te keqe qe te pushoni dhe te qetesoheni. Nese jeni ne pune dhe e keni te pamundur qe te shlpodheni, atehere shfrytezoni orarin e pushimit te drekes dhe perpiquni qe ti rehatoni pak kembet.

Nuk eshte e thene qe te flini, nese doni mund te qetesoheni duke lexuar nje liber, duke degjuar muzike apo duke bere lojra te qeta (loje me letra, vizatime, puzzle) me femijet tuaj, nese keni te tjere.

Nese keni moter, mama apo vjehrre qe ju gjendet prane, kerkojini ndihme t'ju fshijne shtepine me fshese me korent, t'ju nderin rrobat apo edhe t'ju hekurosin dhe pefitoni nga koha qe te shplodheni.

Te dashura mikesha, mos harroni qe megjithese nuk jeni duke bere dicka ne dukje te lodhshme, trupi juaj prej shtatzene lodhet edhe kur fle, madje me shume se nje njeri i zakonshem qe i eshte ngjitur nje mali.

Ju uroj nje dite te kendshme dhe shlpodhuni sa te mundni:-)

Lidhemi neser>)

Me dashuri,

Edi Gogu

Wednesday, July 28, 2010

Ditari i shtatzenise sime:-)

Te dashura mikesha,

Shtatzenia eshte nje eksperience shume e vecante per jeten e nje gruaje. Gjithashtu shtatzenia eshte nje eksperience qe ndodh, nje, dy, tri apo edhe disa here me shume, por ne ditet tona familjet zakonisht sjellin ne jete deri ne dy femije.

Si e tille, pra si nje eksperience qe nuk ndodh cdo dite, shtatzenia duhet "shijuar" deri ne maksimum. Nuk po them qe kjo eksperience nuk shoqerohet me "siklete" dhe parehati fizike, por gjithesesi muajt qe keni qene shtatzene me femijen tuaj do t'i kujtoni me mall me pas.

Kete e them nga eksperienca e dy shtatzenive te mia. Ne raste te tilla eshte mire qe te mbahet nje si "ditar" apo "javor" ne te cilin ju shenoni te gjitha ndjesite tuaja fizike dhe emocionale.

Kjo gje do t'ju ndihmoje ne shtatzenite pasardhese apo do te mbetet nje kujtim i bukur per ju dhe femijen tuaj.

Une kam vendosur qe ditarin e dy shtatzenive te mia ta ndaj se bashku me ju, madje duke e perditesuar me materiale dhe te dhenat me te reja te shkences dhe fushes se mjekesise ne lidhje me shtatzenine.

Nese deshironi qe te shtoni ndonje informacion tjeter jeni mese te mirepritura, sikunder edhe te beni pyetje dhe t'i diskutojme pergjigjet se bashku.

Ju lutem te mirekuptoni qellimin e ketij blogu dhe te mireprisni pervojen time personale. Nuk do te shkruaj se ciles shtatzeni i perket secili detaj, por thjesht do te flas ne veten e pare njejes.

Kaq per sot. Mos harroni te mbani nje fletore/bllok me vete dhe te shenoni cdo ndjesi te shtatzenise tuaj.

Dite te kendshme!

Edi Gogu

Tuesday, July 27, 2010

Mire se erdhet!

Te dashura mikesha,

Ky blog i dedikohet te gjithave grave shtatzena, te cilat jane te interesuara qe te shkembejne mendime dhe eksperience edhe me gra te tjera, te cilat jane ne pritje te "mberritjes" se bebeve te tyre te shtrenjta.

Une do te shkruaj artikuj dhe informacione ne lidhje me shtatzenine jo nga "froni i specialistes", por nga zemra dhe eksperienca e nje mamaje (nene) me dy femije.

Uroj qe ky blog t'ju vije sadopak ne ndihme!

Ju uroj gjithe te mirat dhe shendet te plote per ju, bebushin qe po rritet brenda jush dhe familjen tuaj!

Perzemersisht,

Edi Gogu