Monday, October 18, 2010

Zhvillimi i bebes/fetusit muaj pas muaji

Te dashura mikesha,

Si ju kam? Si po i kaloni ditet e vecanta te shtatzenise tuaj?

U be nje kohe qe kam dashur te shkruaj mbi zhvillimin e bebes/fetusit, muaj pas muaji. Kuptohet ne menyre te permbledhur, por gjithesesi kur e lexon informacionin te permbledhur dhe te renditur sipas muajve, sikur te zgjohen ca ndjenja te bukura dhe madje te shtohet edhe padurimi i pritjes:-)

Ne terminologjine mjekesore zhvillimi i bebes ne barkun e nenes njihet me termin, zhvillim prenatal. Le te zbulojme se bashku se cfare ndodh muaj pas muaji brenda trupit tone, me beben tone;-)

ZHVILLIMI PRENATAL

Ne muajin e pare ndodh procesi i fertilizimit. Ne shumicen e rasteve kjo ndodh pa shenja te dukshme dhe te kuptueshme.
Zigota vetvendoset në shtresën e uterusit.
Me pas bëhet ndarja e qelizës dhe nga 2 deri në 8 javë vazhdon stadi embrionik.
Ne kete kohe fillon të zhvillohet sistemi nervor.
Embrioni është afërsisht 1.2- 1.3 cm i gjatë.

Gjate muajit te dytë formohen zemra dhe enët e gjakut.
Pjesa e kokës zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe formohen detajet e syve.
Nderkohe rriten organet e brendshme, sidomos sistemi tretes.
Formohen dhe rriten krahët dhe këmbët.
Zemra fillon të rrahë dobët.
Embrioni është afro 2.5 cm i gjatë.

Ne muajin e tretë koka rritet me shpejtësi.
Fillon të formohet struktura e kockave.
Pergjate ketij muaji zhvillohen me të shpejtë organet seksuale dhe seksi i fëmijës është i dallueshëm.
Krahët, këmbët dhe gishtat lëvizin vetvetiu papushim.
Fetusi është afërsisht 7.6 cm dhe peshon 28-29g.

Ne shkrimin tjeter do te vazhdoj me pershkrimin mujor te dy trimestrave te tjere.

Qofshi sa me mire dhe kujdesuni per vehten dhe per bebushin tuaj, duke ngrene ushqim te shendetshem, duke pushuar, duke qene aktive dhe duke qene shpirterisht te qeta.

Me dashuri,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment