Wednesday, February 9, 2011

Ju, bebi dhe canta e spitalit

Te dashura mikesha,

Deshiroj qe te jeni duke gezuar shendet te plote dhe sa me pak veshtiresi e sekelldi me shtatzenine tuaj.

Ju mund te jeni ne faza te ndryshme te 7zenise tuaj, por te gjitha kandidatet per mama ne nje moment te caktuar do te mberrijne ne finish. A nuk eshte kjo nje gje e mrekullueshme? Eshte fantastike. Mirepo ndodh qe ndonjehere koha e mberritjes ne finish per arsye nga me te ndryshmet, eshte me e shpejte sesa eshte planifikuar.

Per te shmangur te gjithe stresin, parehatine dhe ankthin qe shoqeron keto raste te papritura, eshte mire qe disa gjera te jene gati. Psh, vajtja e papritur ne maternitet, disa jave perpara afatit te caktuar nga mjeku, do t'ju kthehet ne nje panik ekstrem nese nuk keni bere gati gjerat e nevojshme per ju dhe per beben tuaj.

TI, BEBI DHE ÇANTA E SPITALIT

Momenti i shumëpritur nga të gjithë po afrohet dhe ju jeni gati që pas pak çastesh të mbani në krahët tuaj fëmijën tuaj të shtrenjtë. Ndërsa bëheni gati për të shkuar në spital e vishni këpucët 2 numra më të mëdha e lidhni në qafë shallin sepse temperaturat janë ulur ndjeshëm, mos harroni të merrni me vehte çantën e spitalit.

Jam e bindur që ka mes jush lexues/e që mund të thonë me habi e me një farë të drejte: “E cfarë është kjo çanta e spitalit?” Çanta e spitalit nuk është aspak një çantë magjike, por ajo mund të marrë vlerë magjike prej atyre gjërave që ne/ju vendosni ne të. Brenda në çantë vendosen gjëra shumë të nevojshme për ju dhe për beben e porsalindur dhe duke e përgatitur çantën sa më mirë do t’i jepni mundësinë vetes që të kaloni sa më pak stres dhe të shijoni “engjëllin” që mbani në krahët tuaj. Unë do t’ju përshkruaj shkurtimisht çanten e maternitetit;

Është e nevojshme që çanta të përgatitet 1 muaj përpara lindjes dhe të shënoni në një listë të gjitha gjërat e nevojshme, ndaj merrni një bllok të vogël shënimesh dhe fillojmë së bashku.

ÇANTA KLASIKE E SPITALIT ----------
Orë për të kontrolluar kontraksionet
Aparat fotografik
Qese letre për të rregulluar frymëmarrjen tuaj
Një këmishë nate e gjatë për pas lindjes dhe
nje këmishë nate jo aq e paraqitshme për lindje
Çorape te trasha pasi kembet do t’ju ftohen
Nje set peshqiresh personale

Radio, CD player pët të dëgjuar muzikë nëse ajo ju qetëson në ato momente
Kremra aromatikë për t’ju masazhuar
Top tenisi për të masazhuar shpinën e lodhur
Lëpirëse pa sheqer që të mos ju thahet goja
Furçë flokësh pasi nëse dikush ju kreh flokët kjo është shumë qetësuese
Një shishe shampanjë dhe cokollata per te gostitur te afermit dhe stafin mjekesor
Parfum,krem trupi nëse ju bën të ndiheni e freskët
Sapun,shampo, furçë e pastë dhëmbësh, antidjersë, pasqyrë, kuti tualeti
Peceta higjienike të masave të mëdha
Libër, apo një bllok shënimesh
Fruta te thata, arra, lajthi pasi janë burim i mirë energjie pas lindjes
Rroba pas lindjes për vete (masa e trupit mbetet po ajo) e per te dalë nga spitali
Rroba për beben, trupore 4 palë, bluzë pambuku(3 cope) dhe një komplet rrobash të siperme, pampers të peshës deri ne 6 kg, shampo bebi, vaj trupi bebi, çorape, batanije e lehte


Mund të përdorni cfarëdo çante që ju pëlqen dhe mund të shtoni edhe gjera të tjera në të. Psh, çarçafë nëse dëshironi dhe ju lejon personeli i spitalit. Mund të merrni shishe me ujë ose me lengje frutash.
Mendoni sikur jeni duke shkuar në një udhëtim 3 ditor, merrni ato gjera pa të cilat nuk ja dilni dot pa harruar se nga ky udhëtim do të ktheheni me një bebush në krahë.
Ju uroj cdo te mire dhe ta shojini udhëtimin e gjatë e të bukur të mëmësisë.


Bashkeudhetare me ju:-)
Edi Gogu

1 comment:

  1. The King Casino - CommunityKhabar
    The King Casino is the only casino aprcasino near the casino. All casino games herzamanindir are legal and the game variety is huge! The games titanium ring are https://deccasino.com/review/merit-casino/ also available communitykhabar at any of the

    ReplyDelete