Wednesday, June 8, 2011

Java e pare e jetes se bebit tuaj

Pershendetje te dashur miq,

Gjate kesaj kohe qe kam “munguar” me shkrime te reja ne blogun tim, vura re qe me keni derguar shume mesazhe, disa prej te cilave permbanin edhe pyetje.

Do t’ju pergjigjem te gjitheve personalisht, duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj.

Meqe gjate kohes se mungeses time, Perendia na ka bekuar me nje bebush, do te shkruaj mbi kete teme, e me sakte mbi javen e pare te nje bebi;-)

Ja ku ka mberritur edhe momenti i shume pritur;-) Me ne fund pas nje pritjeje te gjate e pergatitjesh pafund, po mbani ne krahe foshnjen tuaj te porsa lindur.



Cfare te beni?

Nese gjendja juaj shendetesore dhe ajo e foshnjes jane te mira, kerkoni qe ta mbani beben ne krahe.



Po me?

Flisni me te duke e perkedhelur, pasi eksperienca e “mberritjes” ne kete jete eshte traumatike per te.



Si ndihmon kjo gje?

Foshnja e njeh zerin tuaj qe ne bark dhe e dallon me se miri edhe aromen tuaj. Keto dhe kontakti me lekuren tuaj i japin atij siguri ne nje realitet i cili eshte i panjohur per te.



Vendoseni foshnjen ne gji. Kur?

Studimet e fundit rekomandojne si moment me te pershtashem per te vendosur foshnjen ne gji, nese ka kaluar nje ore e gjysme pas lindjes.



Kur vjen qumeshti?

Qumeshti vjen rreth 72 ore pas lindjes, por trupi i nenes prodhon nje leng tjeter te trashe qe njihet si paraqumeshti apo kulloshtra. Ai eshte i pasur me vitamina dhe me elemente te cilet jane kyç ne formimin e sistemit imunitar dhe qe ndihmojne ne zhvillimin e metejshem te femijes.



Sa shpesh?

Me e mira eshte qe foshnja juaj te ushqehet dhe te fleje me orar. Per dy muajt e pare te jetes, rekomandohet qe foshnja te ushqehet cdo 2:30-3 ore. Pergatitni nje orar ditor qe ju pershtatet juve dhe familjes tuaj. Nje shembull orari do te qe ky. 7-10-13-16-19-22-01-04. Koha ndermjet ushqyerjeve llogaritet nga fillimi i momentit te ushqyerjes deri ne fillimn e ushqyerjes tjeter. Keshtu do te veproni edhe me llogaritjen e ushqyerjes ne intervale kohore me 2h30m.



Pse keshtu?

Me ane te ketij rregjimi, organizmi i foshnjes ka kohen e mjaftueshme per te marre ushqim dhe per te tretur ate. Metabolizmi i femijes do te funksionoje me rregull. Ky rregjim, rregullon edhe gjumin e mire te femijes. Nese e ndiqni kete rregjim me kujdes, pas muajit te dyte, femija juaj do te filloje te flere gjate nates.



Kur fillon ky rregjim?

Qe ne ushqyerjen e pare.



Si ta kuptoj ardhjen e qumeshtit?

Thithja e femijes tuaj do te stimuloje gjendrat e qumeshtit qe te prodhojne qumeshtin. Ju mund te provoni dhimbje dhe enjtje te gjoksit per gati 24 oret e para kur vjen qumeshti.



Po gjumi?

Foshnjet e porsa lindura flene deri ne 20 ore ne dite, ne javet e para te jetes se tyre. Nese foshnjen e ze gjumi duke pire gji, zgjojeni. I flisni embel, ferkojani kembet, nderrojini pampersin etj.



Pse?

Nese foshnja fle, atehere nuk do te ushqehet mjaftueshem e do te grindet deri ne ushqyerjen tjeter.



Po gjumi?

Llogaritni qe ne intervalin prej 3 oresh, foshnja te ushqehet mire (20-25 min secilin gji) dhe pas ushqyerjes ta mbani pak zgjuar. Mos e vendosni menjehere ne shtrat, por shetiteni neper shtepi e luani me kembet e duart e tij. Me pas vereni te fleje. Eshte mire te fleje 1:30-2 ore ne cdo ushqyerje.



Po nese naten fle vete me gjate?

Mos e lini te flere me shume se 5 ore naten pa u ushqyer ne muajin e pare.



Nese fle kur i vjen ora e ushqimit?

Zgjojeni, sepse po perpiqeni qe ti rregulloni rregjimin e ushqimit, kohes zgjuar e gjumit. Ndiqeni me kujdes kete parim; ushqim-zgjuar-gjume.



Sa shpesh ushqehet ne dite?

Ne dy muajt e pare 8-10 here ne dite.



Po kur qan?

Prinderit nuk e durojne dot qe te shohin femijen e tyre kur qan. As une nuk duroj dot.

Harrojme qe femija komunikon dhimbjen, urine, parehatine, bezdine dhe cudine permes te qarit. Mos e merrni foshnjen tuaj ne krahe sa here qe qan, pasi nuk e ndihmoni.



Si ta kuptoj te qaren?

Shume femije qajne para se ti zere gjumi. Nese femija qan me nje piskame te forte krejt papritur kjo eshte shenje e nje dhimbjeje, zakonisht barku.

Nese intensiteti i te qarit ndryshon, atehere foshnjen pas disa minutash do ta zere gjumi. Kjo kohe shkon deri ne gjysem ore. Lereni te qaje se nuk e gjen gje, gjitjmone duke e kontrolluar nga afer.

Nese femija qan pareshtur, mund te jete sinjal i nje pelene te ndotur.



KUJDES!

Gogesijeni femijen tuaj pas cdo ushqyerje pasi gjate thithjes se qumeshtit, foshnja thith shume ajer dhe kjo i jep dhimbje barku. Nese nuk e nxjerr jashte kete ajet, ai do te qaje e do vuaje nga dhimbja e barkut. Uleni beben ne prehrin tuaj apo edhe vendoseni me krahet lart ne shpatullat tuaja e bjerini lehtazi ne shpine derisa te gogesije.

Ne farmaci ka pika te cilat ndihmojne ne daljen jashte te ajrit nga zorret e foshnjve. Ky nuk eshte ilac dhe nuk hyn ne aparatin tretes te femijes.

Per lehtesimin e dhimbjes se barkut ndihmon kthimi i femijes permbys mbi prehrin apo krahun tuaj duke e ferkuar mbi shpine.

Me shkruani nese keni pyetje.

Gjithe te mirat dhe shijojeni prinderimin!



Me dashuri,

Edi Gogu

3 comments:

  1. Prsh kam ber nje test sh njera vij ka dalur e plot njera me e dobet cili esht mendimi juaj

    ReplyDelete
  2. jam argjendi nga Garman, u martova 8 vjet më parë pa fëmijë, po kërkoja me dëshpërim një zgjidhje sepse mjeku më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, por një miku im më drejtoi te një spaster i quajtur Dr white, dhe unë i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë mirë me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, shkova në spital për test dhe ata konfirmuan që isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe gjithashtu kam një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë teje doktor White, kontakto me të për të gjitha llojet e zgjidhjeve,

    1) nëse doni të ktheni ish -in tuaj.
    2) nëse doni që magjia të mbetet shtatzënë.
    3) nëse doni të ndaloni abortin.
    4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
    5) magji për të shëruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
    Dhe të tjerët.
    ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327

    ReplyDelete
  3. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, unë kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: findritualforlife@gmail.com
    +3550685677099
    +2349046229159

    ReplyDelete