Monday, January 24, 2011

Nuk mbushem dot me fryme

Mirembrema dhe pershendetje te gjithave ju mikesha te miat,

Ndersa ditet e javet kalojne, grate shtatzena pervec veshtiresive te tjera, hasim me se shumti veshtiresi ne frymemarrje, ose mezi arrijne te mbushen me fryme.

Kjo veshtiresi haset me se shumti ne dy muajt e fundit te shtatzenise, pasi fetusi (bebi) ka nje mase fizike me te madhe dhe ushtron me shume shtypje, presion mbi organet e brendshme dhe vecanerisht mbi mushkerite.

Kjo gjendje eshte e paevitueshme, por mund te lehtesohet. Si?

Vishuni me rroba te pambukta dhe qe nuk ju shtrengojne, por ju rrine lirshem rreth trupit. Mos u vishni me trashe se c'duhet, pasi edhe djersitja ua shton sekelldine.

Rrini ne pozicion me shpinen drejt dhe mundohuni qe ti krijoni vete pak vend mushkerive tuaja, permes shtriqjes se lehte te shpines lart.

Konsumoni vakte te vogla gati 6 here ne dite, qe stomakun te mos ta keni tejet te mbushur e perhere te mbingarkuar me proceset e perpunimit dhe te tretjes se ushqimit.

Mos perdorini pije me gaz pasi gazi i tyre ua shton veshtiresite ne frymemarrje dhe nuk ka vlera ushqyese te dobishme per beben tuaj.

Ecni sa te mundni ne ajer te paster dhe shmnagni domosdoshmerisht ambientet e mbyllura dhe me tym duhani.

Nese e ndieni qe per momentin nuk mbusheni dot me fryme, dilni pak jashte apo edhe ne dritare dhe rregulloni frymemarrjen. Nese kesaj gjendjeje i shtohet edhe ndonje gjendje alergjie apo gripale, sigurohuni qe te mbani te lira rruget e frymemmarjes. Shplarja e vazhdueshme 3-4 here ne dite me uje me kripe eshte mese efikase dhe pas asnje efekt anesor per shendetin tuaj apo te bebit.


Bashkeudhetare me ju,
Edi Gogu

Wednesday, January 12, 2011

Zgjerimi i lekures...

Te dashura mikesha,

Ju uroj nje vit te ri sa me te mbare e gjithe te mirat ne lidhje me shtatzanine tuaj:-)

Pergjate shtatzanise ka shume momente qe lekura e trupit tuaj, e vecanerisht ajo e barkut shkakton kruarje bezdisese. Shume kandidate per nena te reja, panikohen duke menduar se mos u ndodh dicka e keqe dhe vrasin mendjen se cfare mjekimi mund ti ndihmoje, pasi kjo gjendje u prish dhe gjumin e qetesine e nates.

Cfare mund te behet ne nje rast te tille, kur ne lekure nuk jane shfaqur pucrra?

Kjo eshte nje situate te veshtire, por jo e pazakonte per nje grua shtatzene. Kruarja e lekures vjen ngaqe femija rritet me shume ne vellim dhe fillon e zgjerohet lekura juaj.

Zgjidhja eshte shume e thjeshte dhe me dy hapa akoma edhe me te thjeshte. 1- ta mbani parasysh kete fakt dhe e 2- ta lyeni shume here ne dite trupin dhe sidomos vendet ku ju kruhet me shume lekura me krem trupi, vaj trupi apo edhe vaj ulliri nese e keni per me mbare.

Lekura po sinjalizon qe ka nevoje per pak ndihme, ndaj mos ja kurseni lyerjen me nje krem trupi zbutes apo edhe me ndonje vaj hidratues.

Kam kaluar edhe une kruarje trupi dhe naten meqe bie trupi ne qetesi,ato ndihen me shume. Nese ju qeteson mund te vendosni ndonje peshqir te vogel te njomur me uje te fresket ne vendet e acaruara.

Shpresoj qe terapia me krem te funksionoje sa me pare!!!

Ju uroj gjithe te mirat!

Me dashuri,

Edi Gogu