Monday, November 1, 2010

Dhimbje shpine

Mikesha te shtrenjta, si ju kam?

Une kam filluar te ankohem pasditeve per dhimbje shpine, gje qe ma ben qendrimin ulur pa vendosur nje jastek te vogel ne fund te shpines, te pamundur.

Muskujt e shpines, sikunder edhe i gjithe trupi yne, pershtaten cdo dite me rritjen e fetusit si edhe pergatiten per procesin e lindjes.

Eshte mese normale qe dhimbja e shpines te ndihet nga grate shtatzena, sidomos ne muajt e trimestrit te dyte dhe te trete, kur fetusi dhe ne kemi ndryshuar ne peshen tone trupore.

-Ajo cfare ju mund te beni eshte qe te mos e mbilodhni vehten tuaj!
-Shplodhuni dhe ndaloni gjithcka qe jeni duke bere menjehere sapo ta ndieni qe lodhja po ju qaset.
-Per te mos i acaruar muskujt e shpines, sigurohuni qe gjithmone te mbani nje drejtqendrim korrekt.
-Nese duhet te perkuleni ne toke per te marre apo per te bere dicka, mos u perkulni me shpine, por perthyeni gjunjet.
-Cdo here qe qendroni ulur, vendosni nen fundin e shpines nje jastek i cili ju ofron mbeshtetje te mire te fundshpines tuaj.
-Mos qendroni ulur per nje kohe te gjate. Cohuni dhe ecni disa minuta.
-Perpiquni qe cdo dite te ecni te pakten 30 minuta.
-Mund te beni edhe disa ushtrime per te shplodhur shpinen. Shtrihuni me kurriz ne nje siperfaqe te sheshte dhe mblidhini gjunjet sa me prane trupit tuaj. Me pas shtrijini kembet dhe mblidhini serish. Perseriteni kete ushtrim 10 here, 2 ose tri here ne dite.
-Duke qendruar me shpine ne krevat apo dysheme, mblidhini kembet prane trupit tuaj dhe mbeshtetini krahet me pellembet nga poshte, prane trupit tuaj. Ngrijeni shpinen lart per 2 sekonda dhe uluni serish ne pozicionin e meparshem. Uljet dhe ngritjet nga vendi te shpines tuaj ju shkaktojne shplodhje dhe shtensionim te muskujve te shpines tuaj. Perseriteni kete ushtrim 4-5 here, dy apo tri here ne dite.

Nderkohe, mund t'i kerkoni bashkeshortit tuaj qe t'ju masazhoje shpinen derisa te ndiheni me mire. Nje krem trupi apo nje vaj masazhi do e bente masazhin me te kendshem dhe me shplodhes per ju.

Kujdesuni per vehten dhe per bebushin tuaj!

Gjithe te mirat,

Edi Gogu

1 comment:

  1. Më diagnostikuan me rezervë të dobët ovariane dhe me një prognozë shumë të keqe për të pasur një fëmijë me vezët e mia. Madje më dhanë mundësinë të merrja në konsideratë vezët e donatorëve. Kjo ndodhi rreth korrikut 2022. U ndjeva absolutisht e shkatërruar nga lajmi dhe organizova një fertilizim in vitro për nëntor 2024, por edhe ky proces dështoi. Duke qenë se nuk kisha asgjë për të humbur, kontaktova Dr. Agbazara-n që takova në internet dhe ai më dërgoi produktin e tij bimor. Besojeni ose jo... brenda pak javësh pas ndihmës së tij, jam shtatzënë. Kontaktojeni sot për çdo lloj problemi dhe jini të lumtura si unë nëpërmjet 📧email-it në: ( agbazara@gmail.com )

    ReplyDelete