Monday, December 12, 2011

Rregjimi ditor nga muaji i dyte deri ne vitin e pare te jetes se nje foshnjeje

Mikesha te dashura,

Ju falenderoj shume per te gjitha letrat permes postes elektronike dhe per te gjitha mesazhet qe me keni derguar.

Ne varesi te kerkesave tuaja te shumta mbi regjimin ditor te nje foshnjeje ne muajt e pare te jetes se tij/saj, po ju perpiloj nje liste te thjeshte duke perfshire qe nga muaji i dyte i jetes se tij/saj deri ne muajin e dymbedhjete.

JAVA E KATERT-JAVA E TETE

Femija juaj vazhdon qe te ushqehet ne menyre te preferueshme me qumesht gjiri 7-8 here ne dite, duke aplikuar metoden e ushqyerjes nje here ne cdo 3 ore.

Jashteqitja e femijes tuaj ndryshon, pasi femija mund te dale jashte disa here nga pak, ose mund te dale jashte nje here dhe ne nje sasi te konsiderueshme. Ai/ajo mund te dale jashte cdo dite ose nje here ne disa dite, keshtu qe mos u shqetesoni.

Femija juaj mund t’i ndote pelenat e tij deri ne 6-8 here ne dite. Urina e tij duhet te jete e kthjellet dhe jo e verdhe.

Femija juaj e thith qumeshtin fort dhe ju mund ta degjoni qarte cdo gelltitje te tij.

Femija juaj shpreh shenja interesi me te madh gjate kohes qe qendron zgjuar.

Femija juaj shton ne peshe dhe rritet ne gjatesi. Nese vereni se femija juaj nuk i pershtatet ketyre parametrave, atehere mos humbisni kohe qe te konsultoheni me mjekun tuaj pediater.

Ne muajt 4-8 femija juaj shfaq shenja te nje foshnjeje me te rritur.

Bota qe e rrethon, fillon t’i ngjalle interes. Prezantojeni femijen tuaj me gjera te reja, figura, forma, pamje, lodra, libra per femije, ambiente dhe aktivitete, copa e materiale te ndryshme.

Vendosini muzike klasike mundesisht cdo dite e me nje volum jo shume te larte.

Flisni dhe kendojini femijes tuaj. Ne kete periudhe atij i pelqen t’ju degjoje dhe t’ju imitoje juve.

Ne keta muaj femija do te filloje te kthehet anash edhe mbrapsht dhe me ndihmen tuaj mund te rrije ulur per disa minuta.

Personalisht, ua kam filluar ushqimin me luge femijeve te mi, pas moshes 6 muajshe.

Ne kete hark kohor femija pelqen shume lodrat me ngjyra dhe qe leshojne tinguj.

Orari i te ushqyerit shkon cdo kater apo cdo kater ore e gjysme, ne varesi te shendetit e peshes se femijes.

Nga muaji i shtate-tete, femija thote me vetedije dy apo tri rrokje.

Ai reagon me shume ndaj familjareve tani dhe fillon te dalloje e te mesoje emrin e vet.

Nderkohe mishrat e dhembeve fillojne te behen gati per daljen e dhembeve te pare.

Sekrecionet e peshtymes jane te ujshme dhe femija shfaq edhe shenja dhimbjeje apo acarimi.

Mund te perdorni pak xhel freskues qe gjendet ne farmaci, si edhe lodra plastike te cilat i qetesojne femijet kur kruajne mishrat e dhembeve me to.

Mos harroni qe femija ka nevoje te marre vitaminen D, qofte permes ekspozimit ne diell, qofte edhe nepermjet pikave. Pyesni pediatrin tuaj ne lidhje me kete gje.

Femijet e kesaj moshe i pelqejne shume lojrat. Perplasni duart bashke, luani me gishtat e kembeve e te duarve, shikoni vehten ne pasqyre e i perseritni emrat tuaj, duke e treguar vehten me gisht ne pasqyre.

Femijet e kesaj moshe bejne dy deri tre seanca gjumi gjate dites te kohezgjatjes nga nje ore deri nje ore e gjysem.

Ju uroj cdo te mire;-)

Me dashuri,
Edi Gogu