Monday, December 12, 2011

Rregjimi ditor nga muaji i dyte deri ne vitin e pare te jetes se nje foshnjeje

Mikesha te dashura,

Ju falenderoj shume per te gjitha letrat permes postes elektronike dhe per te gjitha mesazhet qe me keni derguar.

Ne varesi te kerkesave tuaja te shumta mbi regjimin ditor te nje foshnjeje ne muajt e pare te jetes se tij/saj, po ju perpiloj nje liste te thjeshte duke perfshire qe nga muaji i dyte i jetes se tij/saj deri ne muajin e dymbedhjete.

JAVA E KATERT-JAVA E TETE

Femija juaj vazhdon qe te ushqehet ne menyre te preferueshme me qumesht gjiri 7-8 here ne dite, duke aplikuar metoden e ushqyerjes nje here ne cdo 3 ore.

Jashteqitja e femijes tuaj ndryshon, pasi femija mund te dale jashte disa here nga pak, ose mund te dale jashte nje here dhe ne nje sasi te konsiderueshme. Ai/ajo mund te dale jashte cdo dite ose nje here ne disa dite, keshtu qe mos u shqetesoni.

Femija juaj mund t’i ndote pelenat e tij deri ne 6-8 here ne dite. Urina e tij duhet te jete e kthjellet dhe jo e verdhe.

Femija juaj e thith qumeshtin fort dhe ju mund ta degjoni qarte cdo gelltitje te tij.

Femija juaj shpreh shenja interesi me te madh gjate kohes qe qendron zgjuar.

Femija juaj shton ne peshe dhe rritet ne gjatesi. Nese vereni se femija juaj nuk i pershtatet ketyre parametrave, atehere mos humbisni kohe qe te konsultoheni me mjekun tuaj pediater.

Ne muajt 4-8 femija juaj shfaq shenja te nje foshnjeje me te rritur.

Bota qe e rrethon, fillon t’i ngjalle interes. Prezantojeni femijen tuaj me gjera te reja, figura, forma, pamje, lodra, libra per femije, ambiente dhe aktivitete, copa e materiale te ndryshme.

Vendosini muzike klasike mundesisht cdo dite e me nje volum jo shume te larte.

Flisni dhe kendojini femijes tuaj. Ne kete periudhe atij i pelqen t’ju degjoje dhe t’ju imitoje juve.

Ne keta muaj femija do te filloje te kthehet anash edhe mbrapsht dhe me ndihmen tuaj mund te rrije ulur per disa minuta.

Personalisht, ua kam filluar ushqimin me luge femijeve te mi, pas moshes 6 muajshe.

Ne kete hark kohor femija pelqen shume lodrat me ngjyra dhe qe leshojne tinguj.

Orari i te ushqyerit shkon cdo kater apo cdo kater ore e gjysme, ne varesi te shendetit e peshes se femijes.

Nga muaji i shtate-tete, femija thote me vetedije dy apo tri rrokje.

Ai reagon me shume ndaj familjareve tani dhe fillon te dalloje e te mesoje emrin e vet.

Nderkohe mishrat e dhembeve fillojne te behen gati per daljen e dhembeve te pare.

Sekrecionet e peshtymes jane te ujshme dhe femija shfaq edhe shenja dhimbjeje apo acarimi.

Mund te perdorni pak xhel freskues qe gjendet ne farmaci, si edhe lodra plastike te cilat i qetesojne femijet kur kruajne mishrat e dhembeve me to.

Mos harroni qe femija ka nevoje te marre vitaminen D, qofte permes ekspozimit ne diell, qofte edhe nepermjet pikave. Pyesni pediatrin tuaj ne lidhje me kete gje.

Femijet e kesaj moshe i pelqejne shume lojrat. Perplasni duart bashke, luani me gishtat e kembeve e te duarve, shikoni vehten ne pasqyre e i perseritni emrat tuaj, duke e treguar vehten me gisht ne pasqyre.

Femijet e kesaj moshe bejne dy deri tre seanca gjumi gjate dites te kohezgjatjes nga nje ore deri nje ore e gjysem.

Ju uroj cdo te mire;-)

Me dashuri,
Edi Gogu

Wednesday, June 8, 2011

Java e pare e jetes se bebit tuaj

Pershendetje te dashur miq,

Gjate kesaj kohe qe kam “munguar” me shkrime te reja ne blogun tim, vura re qe me keni derguar shume mesazhe, disa prej te cilave permbanin edhe pyetje.

Do t’ju pergjigjem te gjitheve personalisht, duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj.

Meqe gjate kohes se mungeses time, Perendia na ka bekuar me nje bebush, do te shkruaj mbi kete teme, e me sakte mbi javen e pare te nje bebi;-)

Ja ku ka mberritur edhe momenti i shume pritur;-) Me ne fund pas nje pritjeje te gjate e pergatitjesh pafund, po mbani ne krahe foshnjen tuaj te porsa lindur.



Cfare te beni?

Nese gjendja juaj shendetesore dhe ajo e foshnjes jane te mira, kerkoni qe ta mbani beben ne krahe.



Po me?

Flisni me te duke e perkedhelur, pasi eksperienca e “mberritjes” ne kete jete eshte traumatike per te.



Si ndihmon kjo gje?

Foshnja e njeh zerin tuaj qe ne bark dhe e dallon me se miri edhe aromen tuaj. Keto dhe kontakti me lekuren tuaj i japin atij siguri ne nje realitet i cili eshte i panjohur per te.



Vendoseni foshnjen ne gji. Kur?

Studimet e fundit rekomandojne si moment me te pershtashem per te vendosur foshnjen ne gji, nese ka kaluar nje ore e gjysme pas lindjes.



Kur vjen qumeshti?

Qumeshti vjen rreth 72 ore pas lindjes, por trupi i nenes prodhon nje leng tjeter te trashe qe njihet si paraqumeshti apo kulloshtra. Ai eshte i pasur me vitamina dhe me elemente te cilet jane kyç ne formimin e sistemit imunitar dhe qe ndihmojne ne zhvillimin e metejshem te femijes.



Sa shpesh?

Me e mira eshte qe foshnja juaj te ushqehet dhe te fleje me orar. Per dy muajt e pare te jetes, rekomandohet qe foshnja te ushqehet cdo 2:30-3 ore. Pergatitni nje orar ditor qe ju pershtatet juve dhe familjes tuaj. Nje shembull orari do te qe ky. 7-10-13-16-19-22-01-04. Koha ndermjet ushqyerjeve llogaritet nga fillimi i momentit te ushqyerjes deri ne fillimn e ushqyerjes tjeter. Keshtu do te veproni edhe me llogaritjen e ushqyerjes ne intervale kohore me 2h30m.



Pse keshtu?

Me ane te ketij rregjimi, organizmi i foshnjes ka kohen e mjaftueshme per te marre ushqim dhe per te tretur ate. Metabolizmi i femijes do te funksionoje me rregull. Ky rregjim, rregullon edhe gjumin e mire te femijes. Nese e ndiqni kete rregjim me kujdes, pas muajit te dyte, femija juaj do te filloje te flere gjate nates.



Kur fillon ky rregjim?

Qe ne ushqyerjen e pare.



Si ta kuptoj ardhjen e qumeshtit?

Thithja e femijes tuaj do te stimuloje gjendrat e qumeshtit qe te prodhojne qumeshtin. Ju mund te provoni dhimbje dhe enjtje te gjoksit per gati 24 oret e para kur vjen qumeshti.



Po gjumi?

Foshnjet e porsa lindura flene deri ne 20 ore ne dite, ne javet e para te jetes se tyre. Nese foshnjen e ze gjumi duke pire gji, zgjojeni. I flisni embel, ferkojani kembet, nderrojini pampersin etj.



Pse?

Nese foshnja fle, atehere nuk do te ushqehet mjaftueshem e do te grindet deri ne ushqyerjen tjeter.



Po gjumi?

Llogaritni qe ne intervalin prej 3 oresh, foshnja te ushqehet mire (20-25 min secilin gji) dhe pas ushqyerjes ta mbani pak zgjuar. Mos e vendosni menjehere ne shtrat, por shetiteni neper shtepi e luani me kembet e duart e tij. Me pas vereni te fleje. Eshte mire te fleje 1:30-2 ore ne cdo ushqyerje.



Po nese naten fle vete me gjate?

Mos e lini te flere me shume se 5 ore naten pa u ushqyer ne muajin e pare.



Nese fle kur i vjen ora e ushqimit?

Zgjojeni, sepse po perpiqeni qe ti rregulloni rregjimin e ushqimit, kohes zgjuar e gjumit. Ndiqeni me kujdes kete parim; ushqim-zgjuar-gjume.



Sa shpesh ushqehet ne dite?

Ne dy muajt e pare 8-10 here ne dite.



Po kur qan?

Prinderit nuk e durojne dot qe te shohin femijen e tyre kur qan. As une nuk duroj dot.

Harrojme qe femija komunikon dhimbjen, urine, parehatine, bezdine dhe cudine permes te qarit. Mos e merrni foshnjen tuaj ne krahe sa here qe qan, pasi nuk e ndihmoni.



Si ta kuptoj te qaren?

Shume femije qajne para se ti zere gjumi. Nese femija qan me nje piskame te forte krejt papritur kjo eshte shenje e nje dhimbjeje, zakonisht barku.

Nese intensiteti i te qarit ndryshon, atehere foshnjen pas disa minutash do ta zere gjumi. Kjo kohe shkon deri ne gjysem ore. Lereni te qaje se nuk e gjen gje, gjitjmone duke e kontrolluar nga afer.

Nese femija qan pareshtur, mund te jete sinjal i nje pelene te ndotur.



KUJDES!

Gogesijeni femijen tuaj pas cdo ushqyerje pasi gjate thithjes se qumeshtit, foshnja thith shume ajer dhe kjo i jep dhimbje barku. Nese nuk e nxjerr jashte kete ajet, ai do te qaje e do vuaje nga dhimbja e barkut. Uleni beben ne prehrin tuaj apo edhe vendoseni me krahet lart ne shpatullat tuaja e bjerini lehtazi ne shpine derisa te gogesije.

Ne farmaci ka pika te cilat ndihmojne ne daljen jashte te ajrit nga zorret e foshnjve. Ky nuk eshte ilac dhe nuk hyn ne aparatin tretes te femijes.

Per lehtesimin e dhimbjes se barkut ndihmon kthimi i femijes permbys mbi prehrin apo krahun tuaj duke e ferkuar mbi shpine.

Me shkruani nese keni pyetje.

Gjithe te mirat dhe shijojeni prinderimin!



Me dashuri,

Edi Gogu

Wednesday, February 9, 2011

Ju, bebi dhe canta e spitalit

Te dashura mikesha,

Deshiroj qe te jeni duke gezuar shendet te plote dhe sa me pak veshtiresi e sekelldi me shtatzenine tuaj.

Ju mund te jeni ne faza te ndryshme te 7zenise tuaj, por te gjitha kandidatet per mama ne nje moment te caktuar do te mberrijne ne finish. A nuk eshte kjo nje gje e mrekullueshme? Eshte fantastike. Mirepo ndodh qe ndonjehere koha e mberritjes ne finish per arsye nga me te ndryshmet, eshte me e shpejte sesa eshte planifikuar.

Per te shmangur te gjithe stresin, parehatine dhe ankthin qe shoqeron keto raste te papritura, eshte mire qe disa gjera te jene gati. Psh, vajtja e papritur ne maternitet, disa jave perpara afatit te caktuar nga mjeku, do t'ju kthehet ne nje panik ekstrem nese nuk keni bere gati gjerat e nevojshme per ju dhe per beben tuaj.

TI, BEBI DHE ÇANTA E SPITALIT

Momenti i shumëpritur nga të gjithë po afrohet dhe ju jeni gati që pas pak çastesh të mbani në krahët tuaj fëmijën tuaj të shtrenjtë. Ndërsa bëheni gati për të shkuar në spital e vishni këpucët 2 numra më të mëdha e lidhni në qafë shallin sepse temperaturat janë ulur ndjeshëm, mos harroni të merrni me vehte çantën e spitalit.

Jam e bindur që ka mes jush lexues/e që mund të thonë me habi e me një farë të drejte: “E cfarë është kjo çanta e spitalit?” Çanta e spitalit nuk është aspak një çantë magjike, por ajo mund të marrë vlerë magjike prej atyre gjërave që ne/ju vendosni ne të. Brenda në çantë vendosen gjëra shumë të nevojshme për ju dhe për beben e porsalindur dhe duke e përgatitur çantën sa më mirë do t’i jepni mundësinë vetes që të kaloni sa më pak stres dhe të shijoni “engjëllin” që mbani në krahët tuaj. Unë do t’ju përshkruaj shkurtimisht çanten e maternitetit;

Është e nevojshme që çanta të përgatitet 1 muaj përpara lindjes dhe të shënoni në një listë të gjitha gjërat e nevojshme, ndaj merrni një bllok të vogël shënimesh dhe fillojmë së bashku.

ÇANTA KLASIKE E SPITALIT ----------
Orë për të kontrolluar kontraksionet
Aparat fotografik
Qese letre për të rregulluar frymëmarrjen tuaj
Një këmishë nate e gjatë për pas lindjes dhe
nje këmishë nate jo aq e paraqitshme për lindje
Çorape te trasha pasi kembet do t’ju ftohen
Nje set peshqiresh personale

Radio, CD player pët të dëgjuar muzikë nëse ajo ju qetëson në ato momente
Kremra aromatikë për t’ju masazhuar
Top tenisi për të masazhuar shpinën e lodhur
Lëpirëse pa sheqer që të mos ju thahet goja
Furçë flokësh pasi nëse dikush ju kreh flokët kjo është shumë qetësuese
Një shishe shampanjë dhe cokollata per te gostitur te afermit dhe stafin mjekesor
Parfum,krem trupi nëse ju bën të ndiheni e freskët
Sapun,shampo, furçë e pastë dhëmbësh, antidjersë, pasqyrë, kuti tualeti
Peceta higjienike të masave të mëdha
Libër, apo një bllok shënimesh
Fruta te thata, arra, lajthi pasi janë burim i mirë energjie pas lindjes
Rroba pas lindjes për vete (masa e trupit mbetet po ajo) e per te dalë nga spitali
Rroba për beben, trupore 4 palë, bluzë pambuku(3 cope) dhe një komplet rrobash të siperme, pampers të peshës deri ne 6 kg, shampo bebi, vaj trupi bebi, çorape, batanije e lehte


Mund të përdorni cfarëdo çante që ju pëlqen dhe mund të shtoni edhe gjera të tjera në të. Psh, çarçafë nëse dëshironi dhe ju lejon personeli i spitalit. Mund të merrni shishe me ujë ose me lengje frutash.
Mendoni sikur jeni duke shkuar në një udhëtim 3 ditor, merrni ato gjera pa të cilat nuk ja dilni dot pa harruar se nga ky udhëtim do të ktheheni me një bebush në krahë.
Ju uroj cdo te mire dhe ta shojini udhëtimin e gjatë e të bukur të mëmësisë.


Bashkeudhetare me ju:-)
Edi Gogu

Thursday, February 3, 2011

Pergjigje te pyetjeve te prinderve mbi jashteqitjen dhe kolikun tek foshnjet

Pershendetje te dashura mikesha,

Duke uruar qe te jeni mire, po ju ftoj te lexoni nje shkrim qe mendoj qe mund t'ju ndihmoje ne rrugetimin e bukur dhe plot aventura e te papritura te memesise.

PYETJA E PARE NGA NJE PRIND:
Pershendetje, e kam femijen 4 muajsh ne muajt e pare me dilte shpesh jashte ndersa tani nuk me del shpesh vtem 3 here ne dite .a perben ky nje problem

PYETJA E DYTE:
Pershendetje
Une e kam nje bebe te vogel 1 muajshe eshte vajze. Por ka afer 2 jav qe nuk eshte e qete pasi ka veshtiresi ne stomak, ka grçe d/m.th. me sa e kuptoj une nuk mund ta tret qumshtin e nenes mir dhe kur i vijn gazrat e lodhin shum dhe shkuqet ne fytyre.
Ju çfar me propozoni qe t’i jap. Edhe pse e kam provuar me çaj nane por prap nuk po i ndihmon.

Shkrimin me pergjigjet e pyetjeve mund ta lexoni te plote tek http://profamilja.wordpress.com

Bekime e gjithe te mirat,

Me dashuri,

Edi Gogu

Monday, January 24, 2011

Nuk mbushem dot me fryme

Mirembrema dhe pershendetje te gjithave ju mikesha te miat,

Ndersa ditet e javet kalojne, grate shtatzena pervec veshtiresive te tjera, hasim me se shumti veshtiresi ne frymemarrje, ose mezi arrijne te mbushen me fryme.

Kjo veshtiresi haset me se shumti ne dy muajt e fundit te shtatzenise, pasi fetusi (bebi) ka nje mase fizike me te madhe dhe ushtron me shume shtypje, presion mbi organet e brendshme dhe vecanerisht mbi mushkerite.

Kjo gjendje eshte e paevitueshme, por mund te lehtesohet. Si?

Vishuni me rroba te pambukta dhe qe nuk ju shtrengojne, por ju rrine lirshem rreth trupit. Mos u vishni me trashe se c'duhet, pasi edhe djersitja ua shton sekelldine.

Rrini ne pozicion me shpinen drejt dhe mundohuni qe ti krijoni vete pak vend mushkerive tuaja, permes shtriqjes se lehte te shpines lart.

Konsumoni vakte te vogla gati 6 here ne dite, qe stomakun te mos ta keni tejet te mbushur e perhere te mbingarkuar me proceset e perpunimit dhe te tretjes se ushqimit.

Mos perdorini pije me gaz pasi gazi i tyre ua shton veshtiresite ne frymemarrje dhe nuk ka vlera ushqyese te dobishme per beben tuaj.

Ecni sa te mundni ne ajer te paster dhe shmnagni domosdoshmerisht ambientet e mbyllura dhe me tym duhani.

Nese e ndieni qe per momentin nuk mbusheni dot me fryme, dilni pak jashte apo edhe ne dritare dhe rregulloni frymemarrjen. Nese kesaj gjendjeje i shtohet edhe ndonje gjendje alergjie apo gripale, sigurohuni qe te mbani te lira rruget e frymemmarjes. Shplarja e vazhdueshme 3-4 here ne dite me uje me kripe eshte mese efikase dhe pas asnje efekt anesor per shendetin tuaj apo te bebit.


Bashkeudhetare me ju,
Edi Gogu

Wednesday, January 12, 2011

Zgjerimi i lekures...

Te dashura mikesha,

Ju uroj nje vit te ri sa me te mbare e gjithe te mirat ne lidhje me shtatzanine tuaj:-)

Pergjate shtatzanise ka shume momente qe lekura e trupit tuaj, e vecanerisht ajo e barkut shkakton kruarje bezdisese. Shume kandidate per nena te reja, panikohen duke menduar se mos u ndodh dicka e keqe dhe vrasin mendjen se cfare mjekimi mund ti ndihmoje, pasi kjo gjendje u prish dhe gjumin e qetesine e nates.

Cfare mund te behet ne nje rast te tille, kur ne lekure nuk jane shfaqur pucrra?

Kjo eshte nje situate te veshtire, por jo e pazakonte per nje grua shtatzene. Kruarja e lekures vjen ngaqe femija rritet me shume ne vellim dhe fillon e zgjerohet lekura juaj.

Zgjidhja eshte shume e thjeshte dhe me dy hapa akoma edhe me te thjeshte. 1- ta mbani parasysh kete fakt dhe e 2- ta lyeni shume here ne dite trupin dhe sidomos vendet ku ju kruhet me shume lekura me krem trupi, vaj trupi apo edhe vaj ulliri nese e keni per me mbare.

Lekura po sinjalizon qe ka nevoje per pak ndihme, ndaj mos ja kurseni lyerjen me nje krem trupi zbutes apo edhe me ndonje vaj hidratues.

Kam kaluar edhe une kruarje trupi dhe naten meqe bie trupi ne qetesi,ato ndihen me shume. Nese ju qeteson mund te vendosni ndonje peshqir te vogel te njomur me uje te fresket ne vendet e acaruara.

Shpresoj qe terapia me krem te funksionoje sa me pare!!!

Ju uroj gjithe te mirat!

Me dashuri,

Edi Gogu

Monday, November 1, 2010

Dhimbje shpine

Mikesha te shtrenjta, si ju kam?

Une kam filluar te ankohem pasditeve per dhimbje shpine, gje qe ma ben qendrimin ulur pa vendosur nje jastek te vogel ne fund te shpines, te pamundur.

Muskujt e shpines, sikunder edhe i gjithe trupi yne, pershtaten cdo dite me rritjen e fetusit si edhe pergatiten per procesin e lindjes.

Eshte mese normale qe dhimbja e shpines te ndihet nga grate shtatzena, sidomos ne muajt e trimestrit te dyte dhe te trete, kur fetusi dhe ne kemi ndryshuar ne peshen tone trupore.

-Ajo cfare ju mund te beni eshte qe te mos e mbilodhni vehten tuaj!
-Shplodhuni dhe ndaloni gjithcka qe jeni duke bere menjehere sapo ta ndieni qe lodhja po ju qaset.
-Per te mos i acaruar muskujt e shpines, sigurohuni qe gjithmone te mbani nje drejtqendrim korrekt.
-Nese duhet te perkuleni ne toke per te marre apo per te bere dicka, mos u perkulni me shpine, por perthyeni gjunjet.
-Cdo here qe qendroni ulur, vendosni nen fundin e shpines nje jastek i cili ju ofron mbeshtetje te mire te fundshpines tuaj.
-Mos qendroni ulur per nje kohe te gjate. Cohuni dhe ecni disa minuta.
-Perpiquni qe cdo dite te ecni te pakten 30 minuta.
-Mund te beni edhe disa ushtrime per te shplodhur shpinen. Shtrihuni me kurriz ne nje siperfaqe te sheshte dhe mblidhini gjunjet sa me prane trupit tuaj. Me pas shtrijini kembet dhe mblidhini serish. Perseriteni kete ushtrim 10 here, 2 ose tri here ne dite.
-Duke qendruar me shpine ne krevat apo dysheme, mblidhini kembet prane trupit tuaj dhe mbeshtetini krahet me pellembet nga poshte, prane trupit tuaj. Ngrijeni shpinen lart per 2 sekonda dhe uluni serish ne pozicionin e meparshem. Uljet dhe ngritjet nga vendi te shpines tuaj ju shkaktojne shplodhje dhe shtensionim te muskujve te shpines tuaj. Perseriteni kete ushtrim 4-5 here, dy apo tri here ne dite.

Nderkohe, mund t'i kerkoni bashkeshortit tuaj qe t'ju masazhoje shpinen derisa te ndiheni me mire. Nje krem trupi apo nje vaj masazhi do e bente masazhin me te kendshem dhe me shplodhes per ju.

Kujdesuni per vehten dhe per bebushin tuaj!

Gjithe te mirat,

Edi Gogu